Medaljet në Lojërat Olimpike/ Kryeson Japonia, Kosova e 8-ta me dy medalje ari!

300
Sigal

Japonia, organizatore e Lojërave Olimpike, kryeson listën si shteti me më shumë medalje ari, me 8 të tilla dhe 13 në total. Në vendin e dytë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7 medalje ari dhe 14 në total.

Ndërkohë, Kina renditet e treta edhe pse është shteti me më shumë medalje deri tani. Sportistët kinezë kanë arritur të marrin 18 medalje, por vetëm 6 janë ari.

Surpriza më e madhe dhe më e bukur deri tani e Lojërave Olimpike është pa Kosova, e cila në 3 ditët e parë që nga ceremonia ka arritur të sigurojë 2 medalje ari, duke u renditur në vendin e tetë. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova sigurun dy medalje ari deri më tani. Italia dhe Franca kanë vetëm nga një medalje ari deri më tani.

Shqipëria ka ende shpresa për medalje, teksa sportist si Briken Calja apo Izmir Smajlaj ende nuk kanë garuar.