Me të paguarit e Seria A, kryeson listën…

200
Sigal

Cristiano Ronaldo ishte futbollisti më i paguar në Serie A duke fituar 31 milionë euro në vit, transmeton lajmi.net.

Portugezi u largua gjatë verës nga Juve, dhe tani më i paguari në Itali është ish-bashkëlojtari i tij Matthijs de Ligt.

Holandezi nënshkroi një marrëveshje 8 milionë euro në vit me Bianconerët në vitin 2018, por paga e tij mund të rritet në 12 milionë euro në vit me bonuse.

Futbollisti i dytë më i paguar në Serie A është futbollisti i Interit, Christian Eriksen që përfiton 7.5 milionë euro.

Vendin e tretë e zë Paulo Dybala me një pagë 7.3 milionë euro në vit.

Dybala së shpejti pritet të bëhet më i paguari së bashku me De Ligt, pasi do të nënshkruajë kontratë të re me Juventusit.

Këta janë 10 futbollistët më të paguar në Serie A:

Matthijs de Ligt €8m

Christian Eriksen €7.5m

Paulo Dybala €7.3m

Aaron Ramsey €7m

Adrien Rabiot €7m

Zlatan Ibrahimovic €7m

Alexis Sanchez €7m

Arturo Vidal €6.5m

Leonardo Bonucci €6.5m

Wojciech Szczęsny €6.5m