Sigal

Luka Modric ka mposhtur konkurrencën e Cristiano Ronaldo-s dhe Mohamed Salah duke u shpallur Lojtari i FIFA-s për vitin 2018. Mesfushori i Real Madrid dhe Kroacisë ka bërë një sezon spektakolar që i ka mundësuar trofeun kryesor të ndarjes së çmimeve.

Kur mori çmimin, ai tha: “Është një nder i madh dhe ndjesi e bukur të jem këtu me këtë trofe të mrekullueshëm. Në radhë të parë uroj Cristiano Ronaldo-n dhe Mohamed Salah për sezonin fantastik që kanë bërë.

“Ky nuk është vetëm trofeu im, por i të gjithë shokëve të ekipit te real dhe Kroacia, po ashtu edhe i trajnerëve. Ky trofe është për familjen time. Falënderoj tifozët e mi rreth e qark botës, gjithashtu dua të falënderoj ata që kanë votuar për mua.”