Mbyllet ndeshja historike midis Shqipërisë dhe Anglisë

197
Sigal

Shqipëria është mundur me një rezultat të turpshëm 5-0 ndaj Anglisë në “Uembli” në një sfidë për t’u harruar që kthen kuqezinjtë 40 vite pas.

Shqipëria nuk pësonte 5 gola në pjesën e parë të një ndeshje që nga viti i largët 1981, por sot u përsërit një gjë e tillë në ndeshjen ndaj anglezëve të cilët bënin gjithçka në fushën e lojës ndaj kuqezinjve të cilët kapitulluan pa kushte që në minutat e parë të sfidës.

Bilanci mund të kishte qenë edhe më i rëndë, nëse anglezët nuk do të vendosnin që të ulnin ritmin në pjesën e dytë, duke mos u shfaqur më thumbues para Strakoshës dhe duke mbyllur këtë sfidë me vetëm 5 gola. Ato i mbajnë në vendin e parë në grup, teksa kthejnë me këmbë në tokë Shqipërinë.

angli shqiperi statistikat

ANGLI-SHQIPËRI 5-0
9′ Meguajër, 18′, 33′, 45’+2′  Kejn, 28′ Henderson

MINUTË PAS MINUTE

90’+2’ Mbyllet ndeshja me suksesin 5-0 të Anglisë.

90’ Jepen 2 minuta shtesë.

86’ Ka minuta edhe për Roshin, Reja e aktivizon në vend të Uzunit.

84’ Grilish tenton lavdinë personale me një gjuajtje në hyrje të zonës. Sfera devijohet ne këndore që nuk sjell asgjë për anglezët.

82’ Nuk ndodh thuajse asgjë në këto minuta, me anglezët të cilët nuk duan të rrezikojnë më shumë dhe thjesht po qarkullojnë topin e mbajnë larg portës së tyre kuqezinjtë.

76’ Te anglezët hyjnë në fushë Aleksander-Arnold dhe debutuesi Smith-Rou, në vend të Xhejms dhe Sterling.

74’ Harkim nga e djathta për Grilish në shtyllën e dytë, gjuajtja e tij bllokohet dhe evitohet një tjetër rrezik për Strakoshën.


69’ Xhejms vazhdon lojën dhe menjëherë shfaqet para portës kuqezi, me një tentativë e cila përfundon jashtë kuadratit.

66’ Laçi tenton roveshatën pas një gjuajtje të Cikalleshit, nuk gjuan si duhet dhe Stouns me Xhejms përplasen kokë më kokë duke shkaktuar panik në ato momente. Xhejms kërkon ndihmën e mjekëve pas një hemorragjie të lehtë ndërsa Laçi ndëshkohet me të verdhë.

63’ Zëvendësim i trefishtë te Anglia. Në fushë Grilish, Abraham dhe Belingam ndërsa largohen Kejn, Foden dhe Filips.

62’ Për dy minuta kuqezinjtë mbajnë topin, por pa arritur që të gjejnë hapësirë për të tentuar portën.

57’ Mundohen të dalin para kuqezinjtë, por e kanë të vështirë t’i afrohen zonës së rreptësisë së anglezëve.

52’ Sterling depërton në krahun e djathtë, Ismajli ndërhyn në momentin e fundit dhe devijon sferën duke fituar fundore.

51’ Mihaj humb topin dhe i jep mundësinë Kejn të gjuajë nga jashtë zonës, fatmirësisht pa pasur shënjestrën për të gjetur katërkëndorin.

49’ Ritëm më i ulët në fillimin e pjesës së dytë, me anglezët të cilët lejojnë për disa minuta edhe kuqezinjtë që të mbajnë topin.

47’ Cikalleshi provon me një gjuajtje nga distanca, ajo është qendrore dhe topi përfundon në duart e Pikford.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të dyfishtë te kuqezinjtë, pasi Ramadani dhe Mihaj zënë vendin e Trashit dhe Bajramit.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 5-0 për Anglinë.

45’+2’ Vjen edhe goli i pestë i Anglisë me Kejn i cili realizon me një gjysmëroveshatë pas një goditje nga këndi.


45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ I papërmbajtshëm Kejn. Pas një harkimi të Xhejms, topi shkon te sulmuesi i cili gjuan me kokë por përsëri nuk gjen katërkëndorin.


40’ Sterling merr fundoren në të majtë dhe nis topin në qendër, Dermaku largon mes panikut të prapavijës kuqezi.

39’ Sterling gjen përsëri Kejn të vetëm në të djathtë dhe sulmuesi provon me një diagonale të shënojë golin e tretë personal, por pa gjetur katërkëndorin e Strakoshës.

33’ Kejn gjen hapësirën për të mposhtur Strakoshën pas një asisti perfekt nga Sterling. 4-0


32’ Përsëri Kejn provon të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga jashtë, i ndalur nga Strakosha i cili zgjatet dhe devijon në këndore.

29’ Kejn shfaqet përsëri para portës, por këtë herë ndalet nga Strakosha.

28’ Mbrojtja kuqezi është në një kaos të pashembullt dhe lejon Henderson të depërtojë lehtësisht deri para Strakoshës, ku ai e ka të thjeshtë të shënojë golin e 3-0.

27’ Uzuni nuk kontrollon siç duhet topin në zonë e më pas sfera shkon te Cikalleshi i cili gjuan, por gjen Pikford të gatshëm.

24’ Edhe Ismajli përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.

21’ Nervozizmi i kushton Cikalleshit një karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit, do të humbasë ndeshjen e radhës.

18’ Vjen goli i dytë i anglezëve dhe është gjithçka shumë e thjeshtë. Harkimi nga e djathta gjen dy lojtarë anglezë të vetëm në qendër dhe Kejn e ka të thjeshtë të gjuajë me kokë për të çuar sferën në rrjetë.


15’ As Kumbulla nuk ia del pas një problemi fizik, në fushë Dermaku.

14’ Uzuni merr një dhuratë nga mbrojtja angleze, por në mënyrë të pabesueshme gabon para Pikford, duke u hipnotizuar nga portieri anglez.


11’ Në fushë futet Laçi, i cili zë vendin e Bares të dëmtuar.

11’ Foden depërton në qendër dhe gjuan, por fatmirësisht nuk gjen katërkëndorin.

9’ Kuqezinjtë gabojnë në pozicionimin pas një goditje standarte dhe Meguajër i vetëm e ka të lehtë të shënojë, 1-0.

8’ Gjasula ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Kejn.

7’ Dëmtohet Bare dhe kërkon ndihmën e stafit mjekësor, mbeten me 10 lojtarë kuqezinjtë.

5’ Sterling kërkon penallti pas një kontakti me Kumbullën dhe Baren, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Protesta të anglezëve, ndërsa aksioni vazhdon por Uzuni sinjalizohet në pozicion jashtë loje e më pas përplaset me Pikford.


1’ Nis ndeshja me shkelmimin e topit nga qendra të përfaqësueses angleze

FORMACIONET ZYRTARE

Anglia: Pikford, Uoker, Çilluell, Xhejms, Stouns, Meguajër, Filips, Henderson, Foden, Sterling, Kejn.
Trajner: Garet Sauthgejt

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.
Trajner: Edi Reja