Mbyllet me rekorde Kampionati i Notit në Doha, të rinjtë tejkalojnë pritshmëritë

695
Sigal

Në tre ditë kampionat, notarët e Shqipërisë arritën të thyenin 9 rekorde, për të rinj dhe të rritur.

U mbyll dje në Doha të Katarit edhe dita e tretë dhe e fundit e Kampionatit Ndërkombëtar të Notit për të rinjtë, ku ishin pjesëmarrës edhe natarët e rinj dhe të talentuar shqiptar, që kanë zhvilluar një  nga turnetë më të shkëlqyer në të cilat kanë marrë pjesë. Në këto tre ditë, u thyen plot nëntë rekorde, nga të cilat pesë  ishin rekorde për të rinj dhe të rritur njëherësh, ndërsa katër rekordet e tjera të thyera ishin për kategoritë e të rinjve dhe para të rinjve. Në fakt dita e tretë doli të ishte më frytdhënësja, pasi u thyen plot shtatë rekorde, duke filluar që me Klavio Meca që theu rekordin kombëtar për të rinj dhe të rritur, rekord i mbajtur po nga ky vetë, në 400 m stil i lirë me kohën 04:30.88. ndërkohë që Deni Baholli ishte notari tjetër që thyen rekordet e të rinjve dhe të rriturve njëherësh, rekord që edhe ky e kishte mbajtur vetë në 200 m bretkosë me kohën 02:30.88. Franc Aleksi theu dy rekorde të kategorisë së para të rinjve (15-16 vjeç) në 400 m stil i lirë me kohën 04:12.85 dhe në 50 m flutur me kohën 00:27.43. Binald Mahmuti ishte emri tjetër që theu rekord ditën e djeshme në kategorinë e para të rinjve në garën e 200 m stil i përzier. Aleksandër Ngresi theu rekordin e para të rinjve në 50 m shpinë me kohën 00:31.05. E fundit nga radha por jo nga rëndësia është edhe Diana Basho që theu rekordin e kategorisë së 14- vjeçareve në garën 200 m shpinë. E gjithë kjo ecuri në këtë kompeticion ishte shumë e arritur nga notarët, ku të gjithë pa përjashtim dhanë ndihmesën e tyre për të thyer rekorde. Të gjithë notarët kanë qenë në formën e tyre më të mirë dhe më të lartë, duke mos e humbur rastin për të bërë një paraqitje shumë dinjitoze në Katar. Në të tre ditët që këta të rinj u paraqiten arritën që të ruanin një ecuri shumë të mirë, diçka që pritet të ndodhë edhe në vitet në vijim, duke marrë parasysh moshën e tyre shumë të re, por duke mos harruar se ishin po këta të rinj që po rivalizojnë “kokë më kokë” me notarët më të mëdhenj në moshë. Ky eveniment rezultoi edhe një herë shumë i sukseshëm, ashtu si edhe shumë të tjerë që këta të rinj kanë marrë pjesë, duke e bërë më me vlerë punën e madhe që po bëhet në këtë sport, për zhvillimin, përhapjen dhe arritjen e rezultateve sa më të mira në të ardhmen.

Notarët e vegjël, ja dolën që gjatë tre ditëve jo vetëm të përmbushnin pritshmëritë, por edhe ti tejkalonin ato, e mjafton të përmenden vetëm rekordet e thyera, për të arritur në përfundimin se ky kompeticion ka qenë më se i arrirë, pa përjashtim nga të gjithë, që nga notarët, trajnerët e notarëve Eduart Cane dhe Eros Pavon gjithashtu edhe vetë Federata e Notit. Një kategori e tillë sportistësh jep garanci gjithmonë edhe për të ardhmen, ku në çdo kompeticion tjetër që mund të zhvillohet, rezultatet pozitive janë gjithmonë shumë të pranishme dhe aspak një fryt i imagjinatës.

Një përmbledhje e rekordeve të thyera

 Klavio Meca ( 1996) në 400m stil i lirë me kohën 04:07.24

Deni Baholli (1998) në 200m bretkosë me kohën 02:30.88

Franc Aleksi (1998) thyen 2 rekorde: 400m stil i lire me kohën 04:12.85 dhe 50m flutur me kohën 00:27.43

Binald Mahmuti (1999) 200m stil i përzier

Aleksander Ngresi (2000) 50m shpinë, me kohën 00:31.05

Diana Basho (2000) 200m shpinë me kohën 02:38.82

Stafeta 4x 50 m stil i përzier për meshkuj me kohën 01:56.86

Deni Baholli  1998 në 100m stil bretkose me rezultatin 1:08.65

Rezultatet e arritura në tre ditët e garimit

Dita e tretë”:

Klavio Meca ( 1996) në 400m stil i lirë me kohën 04:07.24 thyen rekordin kombëtar për të rinj dhe të rritur, rekord ky i mbajtur nga ai vetë.

Deni Baholli (1998) në 200m bretkosë me kohën 02:30.88 thyen rekordin kombëtar për të rinj dhe të rritur, rekord ky i mbajtur nga ai vetë

Franc Aleksi (1998) thyen 2 rekorde të kategorisë së para të rinjve (15-16 vjeç) dhe respektivisht në 400m stil i lire me kohën 04:12.85 dhe 50m flutur me kohën 00:27.43

Binald Mahmuti (1999) thyen rekordin e kategorisë së para të rinjve (15-16 vjeç) në garën 200m stil i përzier

Aleksander Ngresi (2000) thyen rekordin e kategorisë së 14 vjeçarëve në garën 50m shpinë, me kohën 00:31.05

Diana Basho (2000) thyen rekordin e kategorisë së 14-vjeçareve në garën 200m shpinë me kohën 02:38.82

Në ditën e dytë

Stafetat

Stafeta 4x 50 m stil i përzier për meshkuj me rezultatin 01:56.86

Aleksander Ngresi (2000)

Deni Baholli (1998)

Franc Aleksi (1998)

Klavio Meca( 1996

Stafeta e përzier 4x 50m, stil i përzier 02:05.56

Aleksander ngresi

Deni Baholli

Diana Basho

Nikol merizaj

Garat individuale dje

Aleksander Ngresi (2000)  50m stil i lire me kohen 00:26.81

Diana Basho (2000)  100m IM  me kohen 01:17.82

Diana Basho (2000)  50m stil Flutur me kohen 00:32.89

 

 

Në ditën e parë

Deni Baholli  1998 në 100m stil bretkose me rezultatin 1:08.65 *

Klavio Meca 1996 në 200m stil i lirë me rezultatin 1:57.18

Franc Aleksi 1998 në 200m stil i lirë me rezultatin 2:01.15

Franc Aleksi 1998 në 100m stil flutur me rezultatin 1:00.34

Aleksander Ngresi 2000 në 100m stil shpinë me rezultatin 1:08.85

Diana Basho 2000 në 100m stil shpine me rezultatin 1:16.86

Diana Basho 2000 në 200m stil Flutur me rezultatin 2:33.77

Diana Basho 2000 në 400m IM me rezultatin 5:43.88