Mbyllën sezonin për shkak të COVID-19, PSG shpallet kampione në Francë

370
Sigal

Para dy ditëve u vendos që pas Holandës e Belgjikës, kampionati të përfundonte para kohe edhe në Francë për shkak të COVID-19.

Por, ndryshe nga Eredivise, Ligue 1 do të shpallë fituesin dhe siç raporton prestigjiozja më e madhe në Francë, L’Equipe, trofeu i takon atyre që para ndërprerjes së garës ishin në vend të parë.

Bëhet fjalë për PSG, e cila kishte një avantazh të madh ndaj ndjekësve. Parisienët kryesonin me 12 pikë avantazh, ndërsa kishin edhe një ndeshje më pak se rivalët e Marsej. Ndaj në këtë formë, froni i këtij sezoni iu takon atyre.

Ky do të ishte titulli i tretë radhazi për kryeqytetasit, ndërsa në histori do të ishte numri nëntë.

Ndërkohë, mbetet e paqartë se si do të procedohet në lidhje me skuadrat që do të bien një kategori më poshtë, teksa tre të fundit janë Nime, Amio dhe Tuluz. Por, në ditët në vazhdim do të ketë një sqarim më të detajuar edhe për ekipet që do të marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s për sezonin e ardhshëm.