Mbyllen pjesët e para në ndeshjet e Grupit C, Holanda dhe Austria në avantazh

190
Sigal

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Grupit C, Holandë-Maqedoni e Veriut dhe Austri-Ukrainë.

Në stadiumin “Arena Nationala” të Bukureshtit, Austria e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Ukrainës.

Për austriakët shënoi Baugartner në minutën e 21-të. Me këtë rezultat Austria kualifikohet, ndërsa Ukraina është e treta e grupit.

Në takimin tjetër, Holanda kryeson 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut. Golin e vetëm për holandezët në fraksionin e parë të lojës e realizoi Depay në minutën e 24-t.