Në prag të Bologna-Borussia Dortmund, ndeshje e Champions League që do të luhet të martën në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin Renato Dall’Ara, mbrojtësi i verdhezinjve, Nico Schlotterbeck, tregoi këndvështrimin e tij.
“Në Champions League kemi një rrugë më të mirë se në kampionat, duhet të bëjmë një ndryshim dhe të mendojmë për këtë kompeticion.
Atmosfera është më e mirë kur merr rezultate më të mira, kam luajtur mjaft kohë që ta di mirë këtë, nuk është një situatë e lehtë për ne. Shpresoj te një rezultat pozitiv”- tha mbrojtësi i Dortmund.