Mbi tavolinë kontratë 5-vjeçare, zbulohet klauzola e De Ligt te Juventusi

542
Sigal

Skuadra e Juventus duket se është e vendosur që të sigurojë shërbimet e yllit të Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt.

Mediat italiane bëjnë me dije që 19-vjeçari i talentuar ka arritur marrëveshjen me gjigantin nga Torino.

Por, një kusht për transferimin e tij në Torino është edhe plotësimi i kërkesës nga menaxheri i tij, Mino Raiola në lidhje me një klauzolë në kontratën e tij me kampionin nga Serie A.

“Bianconerët” i kanë vendosur holandezit mbi tavolinë një kontratë 5-vjeçare e cila pritet të ketë një klauzolë lirimi me vlerë 150 milionë euro.