Sigal

Në 11 –shen e Botës e përzgjedhur nga tifozët, ekipi “mbretëror” ka 5 futbollistë, së bashku me Ronaldon.

Tifozët zgjedhin ‘Skuadrën e Vitit 2018’, super-formacioni i Champion Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve e ka zbuluar “Skuadrën e Vitit 2018”. Pas më shumë se një muaji votim nga fansat, tani 11-shja më e mirë e vitit është publikuar, teksa kanë votuar më shumë se 1.8 milionë persona. Katër lojtarë të Real Madridit kanë zënë vend në formacion, pa e përfshirë Cristiano Ronaldon, i cili nga shtatori i vitit 2018 është pjesë e Juventusit, mirëpo triumfi i tij në Ligën e Kampionëve me Realin ka ndikuar që ai të jetë pjesë e skuadrës më të mirë për vitin 2018. Në portë është portieri i Barcelonës Ter Stege, ndërsa Virgil Van Dijk plotëson vijën e mbrojtjes me Raphael Varane, Sergio Ramos e Marcelon, të tre këta lojtarë të Realit. Në mesfushë është Luka Modriç, fitues i “Topit të Artë”, Kante nga Chelsea dhe Eden Hazard, kurse në sulm është treshja Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.