Mbarojnë ‘pushimet’ për Neymar, PSG urdhëron brazilianin të rikthehet në Paris

593
Neymar në fund të muajit shkurt udhëtoi drejt vendlindjes atje ku edhe kreu operacionin në këmbën e djathtë pas dëmtimit që pësoi në sfidën kundër Marseille.
Që prej asaj kohe 25-vjeçari vazhdon rikuperimin në Belo Horizonte, por sipas raportimeve nga Franca periudha e ‘pushimeve’ do të marrë fund shumë shpejt. Thuhet se klubi i Paris SG ka urdhëruar brazilianin të rikthehet menjëherë në Paris.
Sipas stacionit televiziv Esporte Interativo, Neymar pritet të rikthehet në kryeqytetin francez gjatë ditës së enjte.
Kohët e fundit ai është përfolur edhe për një transferim te Real Madrid, por merkato e vërtetë pritet të fillojë pas Botërorit.
Sigal