Mbappe “shpejton” transferimin në Madrid, gjithçka vendoset në fund të gushtit

309
Sigal

Kylian Mbappe ka qenë dhe mbetet emri i parë në listën e blerjeve të Real Madrid. Klubi “los blancos” ndjek prej kohësh sulmuesin francez, që nga ana e tij nuk ka i ka fshehur sinjalet e dashurisë, sidomos në drejtim të trajnerit Zinedine Zidane. Nëse në merkaton e kësaj vere tranferimi në La Liga I talentit të Paris SG është në limitet e të pamundurës, gjithçka mund të myllet vitin e ardhshëm. Për të mësuar nëse kjo do të ndodhë duhet pritur vetëm pak muaj.

Mbappe

Sipas të përditëshmes madrilène “AS”, Real mund të arrijë një marrëveshje paraprake për sezonin e ardhshëm, nëse sulmuesi kampion bote nuk e rinovon kontratën e tij me klubin parizien brenda 23 gushtit. Pas kësaj date hyn në fuqi klauzola që i lejon Kylian Mbappe të largohet në verën e vitit të ardhshëm. Deri në këtë moment, ky duket se është edhe qëllimi i futbollistit, që nuk ka pranuar asnjë ofertë për zgjatjen e kontratës me Paris SG. Nga ana tjetër edhe Real Madrid po punon shumë në fshehtësi për të bindur plotësisht sulmuesin që të transferohet sa më shpejt në La Liga.