Massimiliano Allegri: Ronaldon do ta hedhë në fushë vetëm nëse …

426
Sigal

Massimiliano Allegri jep një mesazh të qartë në vigjilje të ndeshjes ndaj Empolit. Strategu italian ka folur edhe për dëmtimin e Cristiano Ronaldos, duke theksuar se nuk do të rrezikojë që ta hedhë në fushë pa qenë në 100 për qind të formës së tij.

“Do të rikthehet në fushë kur të jetë mirë dhe të mos ketë asnjë rrezik. Qarkullojnë shumë zëra. Ronaldo kishte një ditë të lirë, ku shkoi në Barcelonë për bizneset e tij personale. Është mirë, ka filluar që të lëviz pak. Duhet qetësi. Më mirë të mungojë në një ndeshje, se dy muaj në kampionat. Të hënën do të bëjë vizita të tjera. Nëse Ronaldo nuk do të jetë gati, do ta lë jashtë. Shpresoj që ta kem gati për ndeshjen ndaj Ajaxit, ndërkohë që Douglas Costa pritet që të jetë gati për ndeshjen me Milanin.

Me Empolin do të jetë një ndeshje që duhet fituar, duhet agresivitet dhe përqendrim. Ata janë një skuadër që mbrohen mirë dhe kanë objektiva për të arritur, por ne duam tre pikët. Në Xhenova nuk hymë në fushë me mentalitetin dhe përqendrimin e duhur.

Dybala duhet të bëjë një fund të mirë të sezonit. Këtë sezon edhe pse ka shënuar pak gola, ka qenë i rëndësishëm. Në këtë moment, presim shumë nga ai dhe me siguri që do të bëjë mirë.Kean ka shënuar një gola ndaj Liechtenstein dhe duket si Messi dhe Ronaldo. Duhet qetësi”, deklaroi Allegri.