Masimiliano Allegri: Për të ardhmen do të flas me presidentin, Ronaldo është gati

378
Sigal

Gjithçka gati për super duelin që do të zhvillohet në “San Paolo”, mes Napolit vendas dhe Juventusit. Massimiliano Allegri në prag të ndeshjes ka komentuar dhe zërat e shumtë që e shohin larg klubit torinez.

“Kam takuar presidentin një ditë pas ndeshjes me Atleticon. Tashmë kemi ndeshje me Napolin, Udinesen dhe sfidën e kthimit me Atleticon, më pas do tëflasim për të ardhmen. Unë jam i lidhur me Juventusin. Në katër vite, kemi pasur shumë arritje. Jemi ende në garë në kampionat dhe në Champions. Janë krijuar shumë pritshmëri nga ky Juventus në mënyrë të gabuar. Menduan se do të shkonim që të fitonim 3-0 më Atleticon. Nuk duhet të harrojmë që Juventusi nën drejtimin tim, ka humbur vetëm në 7 raste. Vetëm tre skuadra në Europa kjanë më lartë në renditjen europiane se Juventusi. Do ta mbyllim këtë argument së shpejti për të ardhmen.

Napoli? Janë të ndeshje të ndryshme. Me Napolin ka shumë vlerë për kampionatin. Në rast të një fitoreje, do të rriteshin shumë shanset për të fituar titullin. Është një ndeshje e madhe, sepse ata duan që të na mundin për të treguar se janë më të zotë se ne. Duhet të bëjmë një ndeshje të një niveli të lartë, pasi jemi dy ekipe që kemi luftuar për titullin në vitet e fundit.

Dëmtimet? Ronaldo është stërvitur me grupin dhe do të luajë. Khedira do të bëjë kontrollet. Cuardrado është larg rikthimit. I vetmi që mund të rikuperojmë për Atleticon është Douglas Costa”, deklaroi Allegri.