Masimiliano Alegri: Juventusi favorit për të fituar Champions? Çmenduri!

449
Sigal

Masimiliano Alegri është fokusuar te ndeshja e radhës kundër Atalantës, ndonëse në konferencën e fundit për shtyp, gazetarët këmbëngulën dhe te objektivat bardhezi. Shumë specialistë e kanë etiketuar ekipin torinez si favorit për të triumfuar në finalen e madhe të Madridit në këtë sezon, por Alegri nuk është aspak dakort, madje kërkon t’i mimizojë në maksimum këta zëra, që natyrisht mund të shkaktojnë eufori dhe shpërqëndrim.

Sipas tij, fillimisht duhet të mendohet vetëm për Atletikon e Madridit, që është një rival vërtet i fortë. “Nuk është e shkruar askund se Juventusi është favorit absolut për të shkuar në finale. është çmenduri ta mendosh këtë. Nëse jemi të mirë do të ecim, por Atletiko nuk është e lehtë. Kemi luajtur 2 finale në katër vite. Në kampionat është ndryshe, mund të humbasësh, ndërsa në Europë nuk lejohen gabimet”, tha ndër të tjera trajneri bardhezi.