Maroku “vetëvrasje” në fundin e kohës shtesë, Irani në festë…

628
Sigal

Irani ka befasuar Marokun, duke i rrëmbyer një fitore 1-0 në minutën e 5-të shtesë, që u shënua në fakt nga një maroken. Ndeshja ishte e mbushur me raste për shënim si në pjesën e parë dhe në të dytën, por portierët e ekipeve respektive ishin në një ditë të shkëlqyer.

Në minutën e 19-të, Maroku ishte shumë pranë golit pas një rrëmuje në zonë, me Benatia që godet, por portieri Alireza Beiranvand bën dy ndërhyrje vendimtare. Në fundin e pjesës së parë është portieri Munir Mohamedi, bën një super pritje pas një goditje të talentit Jahanbakhsh.

Fraksioni i dytë do të prodhonte një lojë të mërzitshme, me të dyja skuadrat që kënaqen me pikën e parë në Kupën e Botës. Në minutën e 5-të shtesë erdhi dhe momenti që vendosi ndeshjen. Bouhaddouz devijoi topin me kokë në një mënyrë krejtësisht të gabuar, duke shtangur portierin e tij.