Maratona Kombëtare e Notit, festa e ujit e Sarandës

720
Sigal

Edicioni i gjashtë i aktivitetit të organizuar nga Federata e Notit dhe Klubi Shumësportësh “Butrinti”. Sot, garat

Vetëm pak ditë pas zhvillimit me sukses të Kampionatit Kombëtar të Notit për të Rinj dhe të Rritur (4-5 shtator) në pishinën olimpike 50-metërshe të “Akuadromit” të Tiranës, në të cilin u vendosën 15 rekorde kombëtare, do të zhvillohet sot në Sarandë  një tjetër aktivitet madhor i organizuar nga Federata Shqiptare e Notit dhe nga klubi shumësportësh “Butrinti”: Maratona Kombëtare e Notit “Spiro Koca”. Ky aktivitet do të organizohet, nën kujdesin e posaçëm të Presidentit të Federatës Shqiptare të Notit, zoti Agim Çiraku. Maratona e Notit në Sarandë është dhe veprimtaria e fundit për sezonin e verës për vitin 2013. Garat do të nisin në orën 9:15 dhe do të vazhdojnë deri në orën 12:00, sipas programit të hartuar nga Federata Shqiptare e Notit në bashkëpunim me Klubin Shumësportësh “Butrinti”. Presidenti i Sportit të Notit, z.Agim Çiraku, tha gjatë përurimit të zadrës së notit në Sarandë (më 16 korrik 2017) tha: “Nga kjo zadër kanë dalë shumë notarë të shquar dhe shumë figura të spikatura të notit, por tranzicioni ka bërë punën e tij, por tanimë u kapërcye. Gjithashtu, do të kenë mbështetjen tonë të fuqishme edhe figurat e shquara të notit, të cilët kanë hyrë në historikun e notit dhe traditës së tij në Shqipëri”. Në inaugurimin e zadrës, krahas ikonave dhe personazheve të sportit sarandjot si dhe sportdashësve të shumtë morën pjesë në këtë event të jashtëzakonshëm sportiv edhe presidenti i bankës Raifaisen, z.Korokanis, bankë, e cila investoi në rikonstruksionin e zadrës 25 milionë euro. Në fakt, është viti i gjashtë që organizohet Maratona Kombëtare e Notit,  teksa priten të marrin pjesë mbi 50 notarë, të cilët, sipas grupmoshave, kanë notuar nga 1 deri në 6 kilometra. Kështu, fëmijët deri në moshën 10 vjeç do të notojnë 1 km; ata të moshës 11-14 vjeç do të notojnë 2 km; të rinjtë do të notojnë 4 km; të rriturit do të notojnë deri 6 km, ndërsa veteranët 1 km. Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Notit dhe të Klubit Shumësportësh “Butrinti”, në Sarandë është gjithçka gati për aktivitetin e rëndësishëm të notit. Qyteti i Sarandës në vitet e kaluara ka qenë bazë për zhvillimin e veprimtarive të notit. Rezultatet teknike të Maratonës së Notit, të vitit të kaluar nxorën këta fitues: për fëmijët deri 10 vjeç (1 km), Thoma Duni (meshkuj) dhe Livia Gjipali (femra); për fëmijët 11-12 vjeç (2 km), fitues dolën Spiro Goga (meshkuj) dhe Danja Sheshi (femra); për fëmijët 13-14 vjeç (3 km), fitues dolën Ernel Bozgo (meshkuj) dhe Nikolea Shendi (femra); për Paratërinj 15-16 vjeç (4 km) për meshkuj fitoi Savo Theodhori. Për Të Rinj dhe Të Rritur (6 km) fitues dolën Ajdi Qyqja (meshkuj) dhe Rashel Demko (femra). Në garën 2 km të veteranëve, fitues doli Algert Bajrami. Gjatë këtij viti, në Kupën e Shqipërisë të zhvilluar në muajin korrik, për meshkuj vendin e parë Tirana me 283 pikë, ndërsa më i miri doli Eduard Cane (Tirana) me 2116 pikë FINA. Për ferma, vendin e parë si ekip e meritoi “Te Stela” me 146 pikë, ndërsa si sportistja më e mirë doli Anxhela Kashari (Tirana Delfin Sport) me 2233 pikë FINA. Në Kampionatin Kombëtar për të Rinj dhe të Rritur, ekipi më i mirë për të reja u shpall “Te Stela” me 161 pikë, ndërsa për të rinj “Tirana” me 220 pikë. Edhe për të rritur ishin po këto dy ekipe fituese: “Te Stela” me 146 pikë dhe “Tirana” me 223 pikë. Për femra, notarja më i mirë për të reja doli Klevia Konoplevia e Teuta Sëimming, ndërsa për të rritura, Anxhela Kashari (ALB); për meshkuj notari më i mirë, si për të rinj ashtu dhe për të rritur doli Klavio Meça i “Te Stela”. Në kampionat morën pjesë 150 sportistë, përfaqësues të 15 ekipeve dhe shoqatave nga Tirana (6), Saranda (3), Durrësi (2), Vlora (2), Shkodra (1): KSHS Teuta, Tornado, Saranda Not, Teuta Sëimming, Vllaznia, Uillson, Tirana Delfin Sport, Butrinti, Shoqata e Sporteve të Ujit, Tradita, Partizani, Jon Vlorë dhe Tirana Alb Sport.

Dokumentari “Spiro Koca”

 Maratona Kombëtare e Notit “Spiro Koca” nisi dje me pritjen e ekipeve dhe akomodimin e tyre në qytetin e Sarandës. Sipas programit të detajuar, dje në orën 18:00 u bë një takim me trajnerët, përgjegjësit e ekipeve dhe gjyqtarët e notit në zadrën e qytetit. Në orën 19:00 u shfaq dokumentari: “Spiro Koca një jetë me sportin”, si dhe u dha një koktej ne klubin e portit detar. Spiro Koca është një nga ish-notarët e shquar të sportit sarandiot.

Programi i garave

 Garat do të nisin në orën 9:15 dhe do të vazhdojnë deri në në orën 12:00, sipas programit të hartuar nga Federata Shqiptare e Notit në bashkëpunim me Klubin Shumësportësh “Butrinti”. Në Maratonën Kombëtare të Notit do të marrin pjesë edhe familjarë të Spiro Kocës, të cilët do të sjellin kujtime nga jeta dhe aktivitetit i tij. Fituesve të vendeve të para të maratonës do t’u jepen kupat, të shoqëruar me diploma dhe medaljen e kampionit. Vendi i dytë dhe i tretë do të trajtohen me diploma nderi. Ekipit që do të grumbullojë më shumë pikë në klasifikimin  përgjithshëm (për të gjitha moshat, femra dhe meshkuj) do t’i jepet kupa “Spiro Koca”.

1 km       Veteranët

1 km       Fëmijët deri 10 vjeç

2 km       Fëmijët 11-14 vjeç

4 km       Të Rinj

6 km       Të rritur

AKTIVITETET KRYESORE TE KËTIJ VITI NË NOT

KAMPIONATI KOMBËTAR PËR TË RINJ DHE TË RRITUR

 FITUESIT

TË REJA

Ekipor: “Te Stela” (161 pikë)

Klea Konoplevia (Teuta Suiming)

TË RINJ

Ekipor: Tirana (220 pikë)

Klavio Meça (“Te Stela”)

TË RRITURA

Ekipor: “Te Stela” (146 pikë)

Anxhela Kashari (“Te Stela”)

TË RRITUR

Ekipor: Tirana (223 pikë)

Klavio Meça (“Te Stela”)

KUPA E SHQIPËRISË

FITUESIT

MESHKUJ

Ekipor: Tirana 283 pikë

Eduard Cane (Tirana)

FEMRA

Ekipor: Te Stela 146 pikë

Anxhela Kashari (TDS)

Në garë për kreun olimpik janë Boga, Biba dhe Bezhani. 18 kandidatë për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv

 Zbardhen kandidaturat për President të KOKSH-it

 Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar zyrtarizoi tre kandidaturat për postin e Presidentit, i cili do të votohet më 20 shtator 2013 në Asamblenë e 17-të të Përgjithshme Zgjedhore. Propozimet kanë ardhur nga anëtarët në bazë të nenit 16, pika 2.3 e Statutit të KOKSH-it. Kështu, kandidat për President të KOKSH-it janë avokati Genc Boga, presidenti i Mundjes, Martin Biba dhe shefi i Komisionit Teknik të KOKSH-it, Viron Bezhani. Kandidatë për zv/presidentin e KOKSH-it janë Gergji Ruli dhe Vojo Malo. Kandidat i vetëm për mbajtjen e Thesarit është Floben Dilaveri. 18 kandidatët për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv janë Agim Çiraku, Agron Cuka, Alketa Çaushi, Ela Tase, Elez Gjoza, Erald Dervishi, Erzen Breçani, Genti Malko, Gëzim Panariti, Gjergj Leqejza, Hyrmete Gjetaj, Ilir Gusho, Labo Çapo, Linda Spaho, Majlinda Pilinci, Skënder Anxhaku, Stefan Rrufa dhe Vladimir Gjonaj. Aktualisht, KOKSH-i ka presidenti ne detyrë zonjën Ela Tase, pas dorëheqjes së Agim Fagut.

KANDIDATËT PËR PRESIDENT

 Genci Boga

Martin Biba

Viron Bezhani

KANDIDATËT PËR ANËTARËT E KOMITETIT EKZEKUTIV

 Agim Çiraku

Agron Cuka

Alketa Çaushi

Ela Tase

Elez Gjoza

Erald Dervishi

Erzen Breçani

Genti Malko

Gëzim Panariti

Gjergj Leqejza

Hyrmete Gjetaj

Ilir Gusho

Labo Çapo

Linda Spaho

Majlinda Pilinci

Skënder Anxhaku

Stefan Rrufa

Vladimir Gjonaj

Kategoria Superiore

Java II

Të shtunën, 14 shtator

Laçi-Partizani             14:00

Bylis-Kastrioti            14:00

Kukësi-Vllaznia            14:00

Tirana-Lushnja             14:00

Të dielën, 15 shtator

Besa-Teuta                 14:00

Flamurtari-Skënderbeu      17:00

RENDITJA

1    Partizani       1    +2   3

2    Teuta           1    +1   3

3    Flamurtari      1    +1   3

4    Skënderbeu      1    +1   3

5    Lushnja         1    +1   3

6    Laçi            1    +0   1

7    Tirana          1    +0   1

8    Kukësi          1    -1   0

9    Bylis           1    -1   0

11   Besa            1    -1   0

11   Vllaznia        1    -1   0

12   Kastrioti       1    -2   0

KATEGORIA E PARË

JAVA III

Java III

Të shtunën, 14.09.2013

Albpetrol-Dinamo           16:00

Himara-Veleçiku      16:00

Adriatiku-Butrinti   16:00

Pogradeci-Tomori           16:00

Apolonia-Burreli           16:00

Kamza-Ada            16:00

Elbasani-Shkumbini   16:00

Tërbuni-Luftëtari    16:00

1    Apolonia        2    +6   6

2    Veleçiku        2    +2   6

3    Tomori          2    +2   6

4    Elbasani        2    +1   4

5    Burreli         2    +1   4

6    Butrinti        2    +2   3

7    Pogradeci       2    +1   3

8    Albpetrol       2    +0   3

9    Shkumbini       2    -1   3

10   Luftëtari       1    +0   1

11   Dinamo          2    -1   1

12   Tërbuni         2    -1   1

13   Mamurrasi       2    -1   1

14   Kamza           1    -2   0

15   Himara          2    -4   0

16   Ada             2    -5   0