Maradona sulmon Sepp Blatter: Kemi të bëjmë me një diktator

428
Legjenda argjentinase, Diego Maradona vazhdon sulmet ndaj kreut të FIFA-s, Sepp Blatter në kuadrin e kandidimit për një mandat të pestë në krye të institucionit të lartë të futbollit botëror.
Maradona tashmë e ka kthyer në një luftë personale me zviceranin, teksa në garë ka mbetur vetëm princi i Jordanisë, Ali pas tërheqjeve të fundit të Luis Figos dhe Michael van Praag. “Nën udhëheqjen e Sepp Blatter, FIFA është kthyer në një turp për të gjithë ata që e duan futbollin. Në një kohë kur është e vështirë të gjesh dikë që e mbështet hapur, shumica mendojnë se ai do të fitojë sërish.
Nocioni i një mandati të pestë në vitin 2015 është absurditet. Unë them se kemi një diktator të përjetshëm, të cilit i mungon frymëzimi dhe pasioni që duhet të ketë futbolli”. Zgjedhjet do të zhvillohen këtë premte në kongresin e FIFA-s në Zyrih, ku fituesi duhet të sigurojë shumicën e votave nga 209 federatat anëtare. 
Sigal