Maradona merr fitoren e parë me skuadrën e re, urimet i vijnë nga ish-klubi i tij

501
Sigal

Diego Armando Maradona ka marrë fitoren e parë me skuadrën e re në Argjentinë, Gimnasia La Plata.

Tekniku vendosi të rikthehej në drejtimin e një skuadre pas eksperiencës në Meksikë, të cilën u detyrua ta braktiste prej gjendjes shëndetësore.

Megjithatë, kohërat e vështira për legjendën duket se kanë kaluar dhe së fundmi ka ardhur edhe suksesi i parë në kampionat. Në fakt, aventura e parë e ish-sulmuesit nuk kishte nisur mirë teksa tre ndeshjet e para ka pësuar tre humbje.

Megjithatë, tashmë pas fitores shpresat janë që periudha negative të kalojë. Ndërkohë, përgëzimet kanë ardhur edhe nga klubi i Napolit, ku Maradona mbetet një idhull për qytetin duke qenë se fitoi një titull si protagonist me të kaltrit.