Manchester Unitedi po bën gjithçka për Ronaldon

266
Zyrtarë të Manchester Unitedit janë të angazhuar që ta bindin Cristiano Ronaldon të kthehet në Old Trafford. Spekulime për të ardhmen e superyllit të Real Madridit ka pasur gjithmonë, mirëpo ai asnjëherë nuk e ka mohuar dëshirën për t’u kthyer te Djajtë e Kuq.
Manchester Evening News njofton se Unitedi është duke punuar për një marrëveshje rekorde, e cila do ta kthente portugezin në Ligën Premier.
CR7 ka kontratë me Realin deri në vitin 2018 dhe Los Blancos vështirë se mund ta lejojnë largimin e futbollistit më të mirë që kanë. Edhe pse ai tashmë është 30 vjeçar, Ronaldo vazhdon të jetë rivali i vetëm i Lionel Messit në garën e vazhdueshme për më të mirin në botë.