Manchester City-Real Madrid, formacionet zyrtare/ Shihni si i rreshtojnë ‘yjet’ Guardiola e Ancelotti

157
Sigal

Manchester City dhe Real Madrid luajnë sot aktin e parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, një ndeshje mes dy skuadrave që janë takuar edhe më parë në këtë fazë të turneut.

Në vitin 2016, Reali i Zidane u përball me skuadrën që drejtohej nga Mauricio Pelegrini dhe pasi mori barazim në transfertë, siguroi kalimin në finale falë fitores në shtëpi.

Skuadra madrilene fitoi më pas Ligën e Kampioneve duke nisur atë cikël mbresëlënës me Zidane, një rrugëtim të cilin edhe Ancelotti shpreson ta ndjekë.

Megjithatë, City aktual është një skuadër shumë në formë dhe përballja me ekipin e Guardiolës pritet të dhurojë emocione të shumta në sfidën në “Etihad Stadium”.

Image