Manchester City nuk di të ndalet, “kalon” lehtësisht Gladbachun në Champions (VIDEO)

202
Sigal

Mançester Siti nuk di të ndalet as në Champions! Skuadra e Guardiolës ka marrë një tjetër fitore, teksa ditën e sotme ka mposhtur në aktin e parë të 1/16-ve Borusia M’Gladbahun me rezultatin 2-0.

Gol i Bernardo Silvës në minutën e 29’ dhe Gabriel Zhezus në minutën e 65’, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme Sitit, për ta pasur më të lehtë kualifikimin në ndeshjen e radhës. Anglezët nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren, teksa ishin dominues absolutë në ndeshje, aq sa Gladbahu gjuajtjen e parë në kuadrat e bëri në minutën e fundit.

Vlen të theksohet se kjo është fitorja e 19-të radhazi për Sitin, me skuadrën e Guardiolës që po “shtyp” çdo skuadër që i del para.

Goli i Gabriel Jesus 0-2 :

Goli i Bernardo Silva 0-1 :