Manchester City mban fronin, ja klubet që kanë të ardhurat më të mëdha në botë

116
Sigal

Manchester City konfirmohet klubi me të ardhurat më të mëdha në botë, 731 milionë euro sezonin e kaluar, para Realit të Madridit me 714 milionë dhe Liverpool me 702 milionë.

Deloitte në bilancin e saj përvjetor Money League, kampionati i parave, një raport që klasifikon skuadrat e futbollit në bazë të arkëtimeve.
Në kompleks 20 skuadrat e para kanë gjeneruar sezonin e kaluar 9.2 miliardë euro të ardhurave, në rritje në krahasim me 8.2 që ishin në 2020-2021, duke arritur nivelet e para Covidit, edhe pse vetëm në vitin aktual të ardhurat do të jenë më të mëdha, një trend ky i udhëhequr nga Premier League, një kampionat gjithnjë e më dominues.

Deloitte zbulon në fakt se 5 nga 6 klubet e para kanë patur një rritje të të ardhurave me 15% falë krijimit të partneriteteve të reja komerciale dhe falë të ardhurave të siguruara nga evente që nuk kanë të bëjnë me ndeshjet, si koncerte apo ture nëpër stadiume.

Tim Bridge, drejtues i Sports Business Group të Deloitte shpjegon: “Premier League vazhdon të tërheqë miliona tifozë nga e gjithë bota dhe klubet që janë pjesë e asaj kanë një avantazh më të madh në aspektin e të ardhurave në krahasim me klubet konkurente të vendeve të tjera.

Futbolli italian në këtë skenar nuk është dhe aq mirë. Juventusi ka rrëshkitur nga vendi i 9 në të 11, me 401 milionë të ardhura. Interi mbetet i 14 me 308 milionë dhe Milani është ngjitur në vendin e 16 me 265 milionë. Janë këto të vetmet skuadra italiane që bëjnë pjesë në 20-shen e parë, të gjitha të distancuara nga të parat e klasës. Për t’u sinjalizuar ndërkohë rënia e Barcelonës që ka “rrëshkitur” nga vendi i 4 në të 7, dhe përfshirja në 10-shen e parë e Arsenalit që kryeson kampionatin.