Manchester City firmos me mbrojtësin e talentuar

453
Sigal

Kampionët në fuqi të Anglisë kanë zyrtarizuar rinovimin me mbrojtësin 22-vjeçar, Oleksandr Zinchenko.

Ukrainasi ka mahnitur me paraqitjet e tij, duke bindur Pep Guardiolën që t’i kërkojë drejtuesve për të rinovuar me lojtarin e ri.

Një vit më parë, dukej se Zinchenko kishte pak të ardhme për të qëndruar nën urdhrat e Guardiolës, por ai besoi duke e bindur trajnerin spanjoll.

Marrëveshja, e cila do të zgjasë deri në vitin 2024, vjen vetëm një ditë pasi City njoftoi se mbrojtësi Kyle Walker do të qëndrojë në klub.