Mançesterët “komandojnë” renditjen, Arsenali “kockë e fortë” për Çelësin

483
Nga Agron KAJA
PREMIERLIGA/ Në “derbin” e Londrës munguan golat, kartonët dhe zëvendësimet nuk sollën ndryshimin
Në ndeshjet e djeshme për javën e 5-të të Premierligës angleze, “derbi” i Londrës, Çelsi-Mançester, bëri të veçantën, jo vetëm për rezultatin e barabartë 0-0. Mbi të gjitha, ka qenë një ndeshje me shumë tension, e cila në fund nuk prodhoi asnjë gol. Pas pesë humbjeve rresht në “Stamford Bridge” të Londrës, skuadra e Arsenalit ia ka dalë që të largohet me pikë nga ky “derbi”, pasi dje mori një barazim 0-0 ndaj kampionëve në fuqi. Ishte Arsenali skuadra më e mirë në fushë, duke krijuar disa raste për shënim, dhe duke kontrolluar mirë mesfushën, me Ramsejn dhe Granit Xhakën, të cilët u treguan perfektë në rolet e tyre. Ndërsa Çelsi e nisi mirë këtë sfidë, por pak nga pak e uli ritmin, dhe gjatë gjithë ndeshjes ishte larg formës së javëve të fundit, duke përjetuar një pasdite nervoze. Në fund të takimit, David Luiz humbi kontrollin personal në lojë dhe u ndëshkua me karton të kuq, që do të thotë se do të mungojë në 3 ndeshjet e radhës. Ndoshta Arsenali mund të merrte edhe diçka më shumë, por një pikë nuk është keq, në një sezon që ka nisur me shumë probleme, ku në 5 ndeshje ka grumbulluar vetëm 7 pikë. Në ndeshjen e djeshme, Mançester Junaited-Everton 4-0, skuadra e drejtuar nga Murinjo nuk e fali edhe ish-lojtarin e saj, Uejn Runin, i cili nuk e mbylli të plotë këtë ndeshje të humbur thellë, e cila e mban në pozicionet e fundit në tabelën e renditjes. Kjo javë e pestë shënoi dy rezultate të thella, të shtunën Mançester Siti fitoi 6-0 në transferë ndaj Uatford, ndërsa dje Mançester Junaited fitoi 4-0 me Evertonin. Dy Mançesterët “komandojnë” renditjen e Premierligës, pas javës së pestë, me pikë të barabarta nga 13.
Ndeshjet-Java e pestë
Të premten, 15 shtator 2017 
Bermueth-Brighton 2-1
Të shtunën, 16 shtator 2017
Kristal P-Sauthmpton 0-1
Uest Bro-Uest Hem 0-0
Uatford-Mançester S 0-6
Njukasëll-Stok Siti 2-1
Liverpul-Bërnli 1-1
Hudersfilld-Leister 1-1
Totenhem-Suonsi 0-0
Të dielën, 17 shtator 2017 
Çelsi-Arsenal 1-1
Mançester J-Everton 4-0
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Mançester S 5 13 
2. Mançester J 5 13
3.Çelsi 5 10 
4.Njukasëll 5 9
5.Totenhem 5 8
6.Hudersfilld 5 8
7.Bërnli 5 8
8.Liverpul 5 8
9.Sauthempto 5 8
10.Uest Brom 5 8
11.Uatford 5 8
12.Arsenal 5 7
13.Stok Siti 5 5
14.Suonsi 5 5
15.Leister 5 4
16.Brighton 5 4
17.Everton 5 4
18.Uest Hem 5 4
19.Bernemuth 5 3
20.Kristal P 5 0
Sigal