Mançester Siti shpallet kampion i Premier Ligës

179
Sigal

Mançester Siti është zyrtarisht kampion i Premier Ligës. Humbja e Junajtid në shtëpi ndaj Lestërit, me rezultatin 1-2 mbrëmjen e sotme, i ka siguruar matematikisht titullin “qytetetarëve” të Guardiolës, të cilët kanë festuar nga divani, 3 javë para fundit të kampionatit.

Ky është titulli i tretë në 4 vitet e fundit për Sitin dhe i pesti në historinë e klubit nga Mançesteri. Vlen të theksohet fakti se skuadra e Guardiolës, është gjithashtu edhe në finalen e Champions Leagues, ku do të përballet me Çelsin më 29 maj.