Maltezi Sant, bilbili i sfidës Mlada Boleslav-Skënderbeu

442
UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve për ndeshjet e së enjtes në Evropa League. Kështu, për sfidën Mlada Boleslav-Skënderbeu, është menduar që ajo të gjykohet nga arbitra maltezë, me kryesor 36-vjeçarin Alan Mario Sant, me asistentë të tij Roberto Vela dhe Luk Porteli..Gjyqtari i FIFA-s ka një CV të pasur, me rreth 40 ndeshje ndërkombëtare, ndërsa në tre sezonet e fundit është shpallur arbitri më i mirë në Maltë. Sant ka një mesatare të ulët kartonësh, rreth 3 për ndeshje, ndërsa akordon mesatarisht një penallti në çdo 6 ndeshje, ndërkohë që, Delegat i ndeshjes do të jetë finlandezi Marku Letola, dhe vëzhgues letonezi Vadims Direktorenko. Për Skënderbeun, në takimin e parë ndaj Mladës nuk do të jetë i gatshëm lojtari i Kievos, me origjinë nga Gambia, Ali Soue, i cili pritet të mbërrijë sot në Shqipëri. 
LIGA E EVROPËS 2017-2018
Ndeshjet e Skënderbeut
Turi i parë eliminator
Takimi i parë/ Datë 28.06.2017
Skënderbeu-Sant Hullia 1-0
Takimi kthimit/ Datë 06.07.2017 
Sant Hullia-Skënderbeu 0-5
Turi i dytë eliminator
Takimi i parë/ Datë 13.07.2017 
K. Almaty-Skënderbeu 1-1
Takimi kthimit/ Datë 20.07.2017 
Skënderbeu-K. Almaty 2-0
Turi i tretë eliminator
Takimi i parë/ Datë 27.07.2017 
Mllada Boleslav-Skënderbeu 18:00
Gjyqtar: Alan Mario Sant (Maltë)
Stadiumi :Mestsky Stadion
Takimi kthimit/ Datë 03.08.2017 
Skënderbeu-Mllada Boleslav 20:00
Sigal