Sulmuesi shqiptari i Southamptonit, Armando Broja, duket i pandalshëm dhe në një superformë. Në ndeshjen e sotme që po zhvillohet mes Tottenham dhe Southampton, ai është bërë protagosnist duke shënuar në minutën e 23-të. Fillimisht vendasit kaluan në avantazh me autogolin e Jan Bednarek në minutën e 18-të.
Por festa nuk zgjati shumë, pasi ishte sulmuesi shqiptar që shënoi pas një asisti nga Romain Perraud duke barazuar shifrat në 1-1. Ky është goli i gjashtë i Brojës në Premier League.