Magani: “Ndeshja me Teutën është jetike”

510
Sigal

Trajneri peqinas i Tiranës do të jëtë sot, përballë skuadrës që e drejtoi për 11 javë këtë sezon

Tirana do të luajë sot kundër Teutës në kryeqytet, ndërkohë që për trajnerin Gugash Magani kjo është një sfidë e veçantë. Tekniku peqinas do të ketë përballë skuadrën që e drejtoi për 11 javë këtë sezon dhe e la në vendin e dytë pas Skënderbeut.

Një fitore për Tiranën e vendit të fundit ndaj Teutës do të thotë shumë, pasi tani bëhet fjalë për pikë mbijetesë për klubin me më shumë trofe në Shqipëri. Sipas teknikut peqinase, Tirana ka ende shanse për mbijetesë të cilat mund të bëhen reale nëse merr tri pikë kundër djemve të detit. Konferencën e zakonshme për shtyp, Magani e nisi me një analizë të shkurtër për eliminimin nga Kupa, por më pas u përqendrua te sfida e radhës, duke ngarkuar me përgjegjësi çdo pjesëtar të kësaj skuadre, përfshirë edhe veten e tij. Por pavarësisht faktit se skuadra po vuan psikologjikisht për shkak të mungesës së fitores prej shumë javësh, Magani shprehet pothuajse i bindur se ndaj ish ekipit të tij do të arrijë një fitore që do shtrojë edhe rrugën e Tironës për të dalë nga zona e ftohtë. Gjendja fizike e grupit nuk e shqetëson teknikun edhe pse 120 minutat e Kupës kundër Lushnjes mund të rëndojnë në këmbët e lojtarëve. Në fund, tekniku bardheblu iu kundërpërgjigj edhe pasardhësit të tij te Teuta, italianit Sorrentino, i cili është shprehur ditët e fundit në media se gjeti një skuadër në gjendje jo të mirë, duke i kujtuar rezultatet e marra. Në fakt, Teuta nën urdhrat e Maganit pësoi vetëm dy humbje, ndërsa Sorrentino ka arritur vetëm një fitore në katër javët e tij. Trajneri Magani është shfaqur tepër kritik daj lojtarëve, ndonëse ka theksuar se ato janë këshilla miqësore dhe se nuk dëshiron t’i rëndojë edhe më shumë futbollistët psikologjikisht: “Nëse nuk fitoni me Teutën, nuk mund të shmangni dot as reformat. E keni vetë në dorë që të shmangi çfarëdolloj largimi. Unë nuk dua që të jem i ashpër dhe t’u rëndoj psikologjikisht, përkundrazi, një pjesë të mirë tuajën i kam miq, ose i konsideroj si fëmijët e mi. Mirëpo, bashkërisht duhet ta kthejmë kokën pas dhe të bëjmë autokritikë. Unë këtu nuk kam ardhur për emër, apo për parà, por për të bërë diçka të mirë bashkë me ju. Prandaj nuk do e lejoj kurrsesi që të talleni me punën që jemi duke bërë dhe në ndeshjen e fundit duhet të fitoni me çdo kusht. Nuk ka më kohë për hapa falsë. Një trepikësh do të na çonte në kuotën e 14 pikëve”. Sulmi është reparti i dobët i Tiranës. Këtë nuk e thotë gazeta, por shifrat. Në 15 ndeshje në Superiore dhe 4 në kupë, sulmuesit e bardhebluve kanë shënuar vetëm 5 gola. Dy mbajnë firmën e Hoze Semedos (në kampionat me Kastriotin dhe Bylisin) dhe tre të Mirel Çotës (dy në kupë me Albpetrolin dhe një në kampionat me Vllazninë). Për të mos u përmendur janë lojtarët e tjerë të këtij sektori, të cilët ose janë larguar (si Gerc me Jovanoviç), ose nuk po binin, ndonëse luajnë. Pra, Tirana jo vetëm që ka pasiguri në prapavijë, konkretisht në portë, nuk ka as lojtarin që mund ta dërgojë topin në rrjetë.

  Skënderbeu, kampion dimri në “Roza Haxhiu”

 Skënderbeu shkon në Lushnjë si “kampion i dimrit”, pasi ka një diferencë prej katër pikësh nga Partizani, kur në këtë vit futbollistik do të luhet vetëm një ndeshje, pikërisht ajo e javës së 16-të. Kampionët në fuqi kanë dominuar plotësisht këtë pjesë të parë të sezonit, madje kanë fituar edhe ndaj kundërshtarit direkt në takimin e luajtur në Korçë.

  Kukësi, si “emigrant” ndaj Kastriotit

 Gëzimi i rimarrjes së tri pikëve nuk ka qenë i plotë për tifozët kuksianë, të cilët duhet ta shohin ndeshjen e radhës, atë naj Kastriotit, jo në “Zeqir Ymeri” por në fushë asnjanëse, kjo për faktis se Apeli la në fuqi vendimin e Disiplinës për katër ndeshje jashtë stadiumit përkatës. Kukësi nuk do të ketë në bankinë as trajnerin Naxhi Shensoi.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XVI

E shtunë, 21 dhjetor

Lushnja–Skënderbeu   13:30

Tirana–Teuta         13:30

Kukësi–Kastrioti           13:30

E diel, 22 dhjetor

Flamurtari–Partizani 13:00

Besa–Bylis           13:00

Laçi–Vllaznia        13:30

RENDITJA

1 Skënderbeu    15   +11  30

2 Partizani     15   +4   26

3 Teuta         15   +0   23

5 Kukësi        15   +0   22

6 Laçi          15   +0   22

7 Bylis         15   +3   21

6 Flamurtari    15   +3   21

7 Vllaznia      15   +4   21

9 Besa          15   -4   18

10 Lushnja      15   -5   18

11 Kastrioti    15   -5   16

12 Tirana       15   -11  11

Trajneri i “demave”: “Ta mbyllim vitin futbollistik me një fitore ndaj Flamurtarit në Vlorë!”

  Hasan Lika: “Djem, vlerësoni fanellën e Partizanit”

 Partizani synon ta harrojë sa më shpejt eliminimin e hidhur nga Kupa e Shqipërisë, duke synuar fitoren në Vlorë, ndaj një Flamurtari të kualifikuar dhe që është në formë të mirë. Duke folur në konferencën e tij të zakonshme për mediat, trajneri i Partizanit, Hasan Lika, tha se largimi nga Kupa e Shqipërisë pas humbjes në minutat shtesë në ndeshjen ndaj Vllaznisë të mërkurën, nuk është pritur mirë nga drejtuesit e kuq dhe trajneri Lika. “Nuk e kemi merituar skualifikimin nga Kupa e Shqipërisë pasi kemi bërë një lojë të mirë, por si gjithmonë na ka munguar finalizimi. Megjithatë ju duhet të jepni maksimumin tuaj për të fituar, pasi fanella që keni mbi supe është mjaft “e rëndë”. Duhet të merrni maksimumin në ndeshjen e radhës dhe ta vlerësoni fanellën e Partizanit. Në lidhje me ndeshjen ndaj Flamurtarit, njëshi i bankinës së kuqe u shpreh: “Ndaj Flamurtarit synojmë një rezultat pozitiv. Trasferta e Vlorës rezulton përcaktuese për ne për të ruajtur pozitat në vendin e dytë të Klasifikimit. Eliminimi nga Kupa ndaj Vllaznisë ka ndikuar disi në gjendjen psikologjike të lojtareve , gjithsesi është një ndeshje e hedhur pas krahëve dhe tashmë duhet të përqendrohemi në kampionat. Jam i bindur se skuadra do të arrijë të reagojë në ballafaqimin e radhës ndaj Flamurtarit. Përballja e së dielës është edhe e fundit për këtë vit dhe synojmë ta mbyllim pozitivisht 2013, për të realizuar objektivat që i kemi vënë vetes në fillim të këtij sezoni futbollistik”.

 Euro 2016, Shqipëria në vazon e pestë

 UEFA ka publikuar të gjitha detajet dhe datat konkrete rreth shortit dhe kualifikimeve për Kampionatit Europian 2016, i cili do të mbahet në Francë, e ku për herë të parë do të marrin pjesë 24 skuadra. Shqipëria ndodhet në vazon e pestë.

 Grupet kualitative për shortin eliminator Francë 2016

 Vazo 1

Spanja, Anglia, Portugalia, Greqia, Rusia, Holanda, Italia dhe Bosnjë-Hercegovina

 Vazo 2

Kroacia, Belgjika, Ukraina, Suedia, Danimarka, Zvicra, Cekia, Hungaria, R. Irlanda

 Vazo 3

Turqia, Sllovenia, Izraeli, Serbia, Norvegjia, Sllovakia, Rumania, Austria, Mali i Zi.

 Vazo 4

Armenia, Polonia, Skocia, Finlanda, Letonia, Bullgaria, Estonia, Bjellorusia, Uellsi.

 Vazo 5

Islanda, Irlanda e Veriut, Qiproja, Shqipëria, Lituania, Moldavia, Maqedonia, Azerbajxhani, Gjeorgjia

 Vazo 6

Luksemburgu, Kazakistani, Lihtenshtejni, Ishujt Fare, Malta, Andorra, San Marino dhe Gjibraltari.(lajm)