Lukaku ndërron mendje, kthehet në Angli për të firmosur me ekipin e ri

561
Sigal

Romelu Lukaku ndërron përsëri destinacion dhe këtë radhë duket se është i vendosur që të bëjë realitet transferimin e tij. Sulmuesi belg ka zgjedhur t’i besojë projektit të Interit dhe për këtë arsye, i ka dhënë fund edhe “protestës” së tij të veçantë, pasi i kishte dalë në stërvitje me Anderleht në vendlindje e jo me klubin e Mançester Junajtid.

Intensifikimi i bashkëbisedimeve mes Interit dhe Mançester Junajtid, bëri që ai të udhëtonte sot drejt Anglisë, për t’u takuar atje me menaxherin e tij dhe dy palët në mënyrë që të mbyllin marrëveshjen për këtë transferim që  është kthyer në një nga telenovelat e verës edhe për shkak të ndërhyrjes së Juventusit.

Sipas mediave italiane, mes palëve ka pak diferenca që mund të sheshohen gjatë këtyre orëve, pasi Mançester Junajtid duket se është bindur të lërë të largohet futbollistin. Edhe tentativa për ta çuar në klube të tjera që mund të ofrojnë më shumë, duket se nuk do të funksionojë, pasi Lukaku ka dëshirë të shkojë te Interi dhe brenda këtyre 24 orëve pritet që të finalizohet çdo gjë për transferimin e tij.