Sigal

Luka Modric ka zbuluar urimin nga Cristiano Ronaldo pasi fitoi çmimin e futbollistit të vitit nga UEFA.

Së fundmi mesfushori kroat ka zbuluar mesazhin e dërguar nga ish shoku i skuadrës i cili i ka thënë që shpreson ta takojë sa më shpejt, shkruan “Tuttosport”.

“Kam marrëdhënie të mira me të, ai ma ka dërguar një mesazh duke ma uruar fitimin e çmimit dhe ka thënë se shpreson që të më takojë sa më shpejt”, zbuloi Modric.

“Jam shumë mirë me Cristianon, dhe do të vazhdoj kështu, asgjë nuk do të ndryshojë. Çmimet individuale janë të rëndësishme mirëpo grupi është më i rëndësishëm”.

“Jam i lumtur që jam në listën e tre kandidatëve për lojtarin më të mirë sipas FIFA-s. Lojtarët dhe trajnerët do të vendosin kështu që do të shohim”, përfundoi kroati.