Luftëtari gjen trajner në Uruguaj, vjen Daniel Fernandez

562
“Një uruguajan për stolin e Luftëtarit”, ky ishte titulli dje në mediat on line në Shqipëri, të cilat i referoheshin njoftimit të FK “Luftëtari” për pasuesin e serbit Mlladen Milinkoviç. Ai është uruguajani Hebert Daniel Fernandez de Onofrio, shkurt Daniel Fernandez, 44 vjeçar nga Montevideo. Në CV-në e tij, Fernandez e ka ushtruar profesionin në skuadra të vendit amerikanolatin, si Bella Vista, Atletiko Hurakan, dhe së fundmi ka qenë trajner i të rinjve të Liverpulit, atij uruguajan dhe jo të kuqve të Anfield. Ai do të mbërrijë në Gjirokastër nesër, kur do të bëhet edhe prezantimi. Bashkë me Fernandezin do të plotësohet edhe stafi teknik me një ndihmës nga vendi i tij, ndërsa përgatitësi i ri atletik vjen nga Greqia. Te Luftëtari, Daniel Fernandez pritet të sjellë edhe ndonjë futbollist.
Sigal