Pas përfundimit të tre ndeshjeve të para, të javës së 25-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, pasditen e kësaj të hëne e më konkretisht në orënt 17:00 do të zhvillohen edhe dy sfidat e fundit, të programuara për këtë javë, ku në “Niko Dovana” e “Elbasan Arena” do të luftohet fort për 3 pikë “të arta”. Kështu, në “Elbasan Arena”, “Bardheblutë” e Tiranës do të sfidojnë “Bardhezinjtë” e Laçit, ku për të dy ekipet objektivi kryesor është hyrja mes katër më të mirave të këtij edicioni, me kryeqytetasit, që kërkojnë të ngjiten në kuotën e 37 pikëve, ndërsa për Laçin një fitore e madhe, ndaj rekordmenëve të Superiores do t’i çonte në kuotën e 32 pikëve.
Në krahun tjetër, “Nëndetësja Blu” e Dinamo City përballet, në “mitikun” e Durrësit, “Niko Dovana”, me “Kuqeblutë” e Vllaznisë, me këta të fundit, që pas “hapit fals” të Partizanit kanë mundësinë e madhe, për ti kaluar në renditjen e Superiores, duke u ngjitur në vendin e dytë të tabelës, ndërsa djemtë e teknikut, Dritan Mehmeti kërkojnë fitoren e madhe, për të qëndruar në zonën e “Final Four”.
Formacionet zyrtare:
TIRANA – LAÇI
Tirana: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Meta, Jonuzi, Lushkja, Abazaj, Latifi, Patrik.
Trajner: Erbin Fagu
Laçi: Dajsinani, Mjaki, Paulo Silva, Kurti, Dajko, Prodani, Manellari, Ujka, Kryeziu, Barjamaj, Sobowale.
Trajner: Mirel Josa
DINAMO CITY – VLLAZNIA
Dinamo City: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Andoni, Gudiabi, Zabërgja, Denison, Vila, Kaçorri.
Trajner: Dritan Mehmeti
Vllaznia: Mehidri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Çoba, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Qatip Osmani