Luan Birçe: Flamurtari është viktima e skemës së dështuar të FSHF-së

INTERVISTA/ Ish-portieri i Flamurtarit, Luan Birçe, mbetet dyshues për formulën e Superiores

Agron KAJA

NOA

Flamurtari e mbylli kampionatin në Superiore në vëndin e fundit, si e përshkruani rrugëtimin në 36 javë?

Mendoj se ka qënë një kampionat i përfolur me trukime dhe aleanca, ndaj të cilave Flamurtari qëndroi larg tyre. Ky pozicion i Flamurtarit është edhe produkt i formulës që zgjodhi FSHF-ja, i cili mbeti viktima e skemës së FSHF-së.

Skuadra vlonjate zbriti një javë para përfundimit, çfarë ndikoi më shumë në  këtë dështim?

Me Teutën ishte një ndeshje që dukej e fituar. Barazimi erdhi në një moment delikat, ku fitorja do na mbante në Superiore. Por, rikujtoj se mundësitë kanë qënë edhe në ndeshje të tjera të humbura apo të barazuara, që sollën situatën e vështirë.

Drejtues të klubit kanë shprehur pakënaqësi gjatë garës. I mendoni si  justifikime për dështimin?

Të gjitha kanë qënë realitete evidente gjatë garës, të cilat e ndëshkuan Flamurtarin. Kujtoj vetëm minutën e 93-të me Teutën kur u dha një penallti për durrsakët, që do të thotë se skuadra ishte pasojë e një fatkeqësie që nuk ja doli të rezistonte.

Java e 36-të i përcaktoi verdiktet përfundimtare të kampionatit, ju si i komentoni ato?

Të them të vërtetën, Teuta ishte me fat që mbeti në këtë pozicion në Superiore, sepse bëri edhe tolerime gjatë garës. Katër skuadrat e para treguan vazhdimësi në kryesimin e tyre. Ndërsa për Bylisin, mendoj se nuk e mbajti dot trysninë e garës.

Kampionati u mbyll edhe me elementë të dhunës në stadiumin e Elbasanit, çfarë i treguan futbollit tonë?

Këto janë disa momente që nuk duhet të ndodhin. Tifozët nuk duhet të dhunojnë, por të vijnë dhe të kënaqen në stadium. Të vijnë edhe nga moshat e ndryshme dhe të gjitha gjinitë, sepse futbolli është për të gjithë, pa dhunën që duhet eliminuar.

Pasi është mbyllur kampionati, ju si e analizoni tabelën e renditjes në të gjithë shtrirjen e saj?

Unë jam shprehur para dhe gjatë këtij kampionati, sepse kam qënë dhe jam dyshues për formulën e Superiores. Nuk është një skemë që i përgjigjet realitetit të futbollit tonë, por që edhe nxit trukimin e ndeshjet e paramenduara.

Këtë fundjavë (sot) nisin ndeshjet e “Final 4” për titullin kampion, si e parashikoni këtë garë?

Janë ndeshje kokë më kokë që do varen shume nga episodet e lehta, goditjet standarte dhe finalizimet në zonat kundërshtare. Por vazhdoj të jem paragjykues me skemën, edhe pse në fundin e saj unë e shikoj AF Elbasanin si kampion.

Teuta e vëndit të 8-të do të luajë sot ndeshjen me Pogradecin për Superioren, cilën skuadër e mendoni fituese?

Këtë ndeshje e mendoj në favorin e Tuetës. Por do kërkoja një gjykim me nivel të mirë dhe serioz, të paanshëm. Edhe Pogradeci ka bërë mirë që erdhi deri këtu, dhe kjo sfidë që vjen si e paparashikueshme, do jetë në anën e Teutës si fituese.

Mblidhen arbitrat, në fokus ndeshjet e “

Sektori i Arbitrimit në FSHF ka përzgjedhur një grup arbitrash me eksperiencë për të drejtuar ndeshjet e fazës “Final 4”. Dje ajo organizoi një takim ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj faze finale dhe rolin e arbitrimit. Në fokus ishin edhe aspekti teknik dhe vendimmarrja tyre në fushë. Biletat për ndeshjet mund të sigurohen online në ebileta.al, si dhe pranë pikës fizike të shitjes në stadiumin “Air Albania”.

Bellai rikonfirmohet në bankinën e Vorës

Dje, përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi i Vorës ka njoftuar rinovimin e kontratës me trajnerin Arajn Bellaji edhe për një vit tjetër. Arritja e objektivit madhor, mbijetesa në elitën e futbollit shqiptar, duket se i ka kënaqur të dyja palët. Vora e mbylli sezonin në vendin e 7-të të Superiores, duke i shpëtuar rënies në Kategorinë e Parë dhe fazës Play-Out.

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026

RENDITJA PËRFUNDIMTARE        

Skuadrat                    Nd       P

1.Vllaznia                    36        63

2.AF Elbasani              36        62

3.Egnatia                     36        57

4.Dinamo City             36        49

———————————–

5.Partizani                   36        48

6.Tirana                       36        44

7.Vora                         36        42

———————————–

8.Teuta                        36        42

———————————–

9.Bylis                         36        41

10.Flamurtari               36        36

 

RENDITJA E “FINAL 4”

1.Vllaznia                    31 pikë

2.Elbasani                   31 pikë

3.Egnatia                     28 pikë

4.Dinamo City            24 pikë

 

NDESHJET E “FINAL 4”

Takimet e para

E shtunë, 16 maj 2026

Vllaznia-Dinamo C                 19:00

E dielë, 17 maj 2026

AF Elbasani -Egnatia              19:00

Takimet e dyta

E shtunë, 23 maj 2026

Vllaznia-Egnatia                     19:00

E dielë, 24 maj 2026

AF Elbasani -Dinamo C         19:00

Takimet e treta

E premte, 29 maj 2026

Egnatia-Dinamo C                  19:00

E dielë, 31 maj 2026

Vllaznia-AF Elbasani              19:00

(Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Air Albania”)

 

NDESHJA PLAY-OUT

E shtunë, 16 maj 2026

Teuta-Pogradeci                      16:00

(Në stadiumin “Niko Dovana”)

Nis sot “Ruleta” e “Final 4”, kartonët e kampionatit nuk mbarten

“Final 4” do të ngrejë siparin këtë të shtunë në stadiumin “Air Albania”, në garën për titullin kampion në Abissnet Superiore 2025-2026. Vllaznia-Dinamo City do të përballen më 16 maj, në orën 19:00, ndërsa sfida tjetër, AF Elbasani-Egnatia luhet të dielën, më 17 maj ora 19:00. Në këto ndeshje, kartonët e verdhë nuk mbarten, ndërsa edhe për kartonët e kuq, Rregullorja e FSHF shkruan se ato në ndeshjen e fundit të Kampionatit nuk do të mbarten në ndeshjet “Final 4”. Në javën e fundit Dejvi Metaj i Dinamos, ishte i vetmi lojtar që u ndëshkua me karton të kuq. Ndeshjet pritet të sjellin tifozeri në stadium, ku në total do të luhen 6 sfida, të gjitha në “Air Albania”, në harkun kohor 16-31 maj 2026, duke nisur nga ora 19:00.