Sigal

Qendërmbrojtësi kroat, Dejan Lovren, njihet për festimet e tij të “çmendura”, dhe tani që është pjesë e skuadrës së Kroacisë në Botëror, e cila e ka siguruar biletën për në çerekfinale pas fitores kundër Danimarkës me anë të penalltive.

Nëse Kroacia e fiton Kampionatin Botëror, atëherë Lovren do ta festojë fitoren duke u zhveshur lakuriq, këtë përgjigje ia ka dhënë një adhuruesit i cili e ka pyetur se si do të festonte ai.

“Unë do të ecja lakuriq si një mbret”, u përgjigj lojtari i Liverpoolit, në rast se Kroacia fiton Botërorin në Rusi.