Llogaritë/ Si kualifikohen bardhezinjtë e Juventusit në Ligën e Kampioneve

TURIN, ITALY - AUGUST 15: Angel Di Maria of Juventus FC celebrates a goal during the Serie A match between Juventus and US Sassuolo at Allianz Stadium on August 15, 2022 in Turin, . (Photo by Stefano Guidi/Getty Images)

Juventusi numëron 3 pikë në Grupin H të Championsit (po aq ka edhe Makabi Haifa), ndërkohë që PSGja dhe Benfika ecin përkrah njëra-tjetrës në dy vendet e para me 8 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjeve të para.

Nëse sheh edhe kalendarin e mbetur, për bardhezinjtë praktikisht kualifikimi për në 1/8-at e Ligës së Kampioneve është një mision i pamundur, por derisa matematika ta lejojë, të gjithë mund të shpresojnë.

NOA

Gjithsesi, nëse nuk fiton dhe madje me dy gola avantazh ndaj Benfikës, do të jetë e kotë që edhe të luajë duelin e fundit ndaj PSG-së, në Torino. Kështu që e vetmja rrugë është si më poshtë:

Juventusi kualifikohet në 1/8-at nëse:

…mund Benfikën dhe PSG-në në dy ndeshjet e fundit, ndërkohë që të paktën njëra nga të dyja këto dy skuadra nuk shkojnë më larg sesa një barazim ndaj Makabi Haifas, por me një kusht:

Juventusi duhet të ketë një golavarazh pozitiv në ndeshjet direkte si ndaj portugezëve (është mundur 2- 1 në Torino), ashtu sikurse ndaj francezëve (është mundur 2-1 në Paris).

Kriteret e fazës së grupeve:

– Golavarazhi në ndeshjet direkte

– Numri më i madh i golave të shënuar në ndeshjet direkte

– Numri më i madh i golave i shënuar në transfertë, në ndeshjet direkte

– Golavarazhi i përgjithshëm në grup

– Kush ka shënuar më shumë gola në total

– Kush ka mundur të arrijë më shumë fitore në grup

– Kush ka mundur të fitojë më shumë në transfertë

– Skuadra që ka marrë më pak kartonë

– Koeficienti më i lartë i UEFA-s.