Liverpooli mund Cardiff dhe rrëmben kreun, Arsenali mundet nga Palace

498
Sigal

Liverpooli nuk ka ndërmend të heq dorë në luftën për titullin kampion, teksa sot ka fituar pastër 2-0 ndaj Cardiff. Skuadra e Jurgen Klopp merr përkohësisht kreun e renditjes me 88 pikë, dy më shumë se City, por me një takim më shumë të luajtur se rivalët e tyre.

Pas një pjese të parë të vështirë, ku rastet për shënim ishin të pakta për të kuqë, fillimin e fraksionit të dytë do të arrinin që të gjenin rrugën e rrjetës. Në minutën e 56-të, Arnold jep një pasim fantastik në zonë për Wijnaldum, i cili lëshoi një goditje “bombë”, që nuk mund të ndalej këtë herë nga portieri Etheridge.10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Salah fitoi penallti pasi u pengua në zonë nga mbrojtësi Morrison. Nga pika e bardhë shkoi kapiteni Milner, i cili nuk do të gabonte.

Arsenali në ndeshjen tjetër pësoi një humbje shokuese 2-3 ndaj Crystal Palace. Benteke zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të, por Ozil do t’i kundërpërgjigjej në fillimin e pjesës së dytë me Ozil. Zaha dhe McArthur shënuan sërish për miqtë, ndërkohë që goli i Aubameyang nuk do të mjaftonte për ekipin e Unay Emery qoftë për të marrë një pikë. Arsenali ruan vendin e katërt me 66 pikë, po aq sa edhe Chelsea.