Liverpool “harron” si të fitojë ndeshjet e mëdha, Chelsea i Tuchel vendos rregull në “Anfield Road”

249
Sigal

Një sezon katastrofik për kampionat e Liverpulit. Skuadra e Jyrgen Klop vijon të zhgënjejë, teksa regjistroi mbrëmjen e sotme humbjen e 8-të në 27 javë. Të kuqtë u mposhtën nga Çelsi në “Anfield” me rezultatin 0-1.

Fillimisht, në minutën e 24-t, skuadra e Tuhel, gjeti rrugën e rrjetës me gjermanin Verner, por goli u anulua pasi sulmuesi ishte sipas VAR-it në pozicion jashtë loje milimetrik.

Pavarësisht golit të anuluar, blutë e Londrës nuk u dorëzuan, teksa në minutën e 42-të, zhbllokuan sfidën me talentin Maunt, që nxori në pah klasin e tij duke realizuar një gol mjaft të bukur.

Pavarësisht përpjekjeve në fraksionin e dytë të lojës, skuadra e Klop nuk arriti të ndryshonte rezultatin, duke marrë kështu humbjen e 4-t në 5 ndeshjet e fundit. Me disfatën e sotme, Liverpuli është pozicionuar në vendin e 7-të, me 43 pikë, teksa Çelsi mban vendin e 4-t me 47 pikë.

Goli Mason Mount 0-1 :