Live / Turqia ngushton diferencën, Shqipëria e pëson shumë shpejt në pjesën e dytë

630
Sigal

Eshtë duke u luajtur në Antalia takimin miqësor mes Turqisë dhe Shqipërisë. Kuqezinjtë luajnë ndaj një rivali të fortë në letër, i cili është favorit për ta fituar takimin. Në përballjet direkt me turqit, kuqezinjtë kanë arritur të marrin 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Panuci dhe Lucesku

Kjo do të jetë ndeshja e parë në epokën “Panuçi”, duke qenë se të tjerat ishin të ndikuara nga rrethanat e vazhdimësisë së punës së De Biazit.

ht

 

MINUTE PAS MINUTE

52′ Një tjetër mundësi shënimi për Turqinë. Tosun provon me një gjuajtje të bukur, por Berisha kundërpërgjigjet mjaft mirë duke grushtuar topin.

47′ GOOL Turqia 1-2. Under ngushton diferencën për vendasit pas një asisist të Tosun nga krahu i majtë, mesfushori turk godet saktë shumë pranë vijës fatale duke dërguar topin në rrjetë. 

Turqia

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë, Turqi-Shqipëri 0-2

41′ Ledian Memushan ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë. Shqipëria mbetet me 10 vetë.

Memushaj

39′ GOOL Shqipëria 0-2. Roshi kroson në qendër për Sadikun, i cili godet saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetë.

Sadiku

32′ Ledian Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ GOOL Shqipëria 0-1. Roshi pas një depërtimi nga e djathta, servir një top të bukur për Sadikun, i cili godet saktë brenda zonës duke përshëndetur rrjetën.

 

Sadiku

22′ Përsëri Turqia rrezikshëm. Tosun godet me të majtën, Berisha shpëton sërish portën e Kombëtares.

 

18′ Rast i rrezikshëm në portën e Shqipërisë. Tosun provon me një goditje të fuqishme brenda zonës, ndërhyn Etrit Berisha. Një pritje e shkëlqyer.

13′ Grezda tenton me një goditje, topi devijohet në goditje nga këndi për Shqipërinë.

12′ Provon edhe Çalhanoglu me të djathtën, topi përfundon jashtë kuadratit.

10′ Turqia provon të rrezikojë portën e Shqipërisë. Tosun lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, ndërhyn Berisha, i cili zotëron topin.

3′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë shumë pranë zonës. Kuqezinjtë provojnë një skemë me Lilajn, por mbrojtësit turq tregohen të vëmendshëm duke larguar rrezikun.

1′ Ka nisur takimi.

Turqi – Shqipëri 0-2

Sadiku 24′ , 39′

Turqia (4-2-3-1): Babaçan, Jardimçi, Aziz, (Demirok 46′), Sojunçu, Turan, (Kojabashi 46′), Jukuslu, Ozjakup, Çalhanoglu, Under, Karaman, Tosun.

Trajner: M. Luçesku

Shqipëria (4-2-3-1): Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku.

Trajner: K. Panuçi

Gjyqtar: Georgi Nikolov Kabakov (Bullgari)

KK: Memushaj 41′