LIVE/ Pritjes së madhe i erdhi fundi, ndiqni në kohë reale ceremoninë hapëse të Botërorit “Katar 2022” (VIDEO)

149
Sigal

Pritjes së madhe i erdhi fundi!  Ka startuar ceremonia hapëse Kupës së Botës të “Katarit 2022” teksa të gjitha ekipet synojnë të ngrenë kupën më 18 dhjetor.

Edicioni i 22- të, që ndryshe nga zakonisht nuk do të zhvillohet në verë, do të startojë si zakonisht me ndeshjen e vendit organizator.

Kështu, Katari do të presë Ekuadorin në stadiumin “Al Bait”, një stadium me një kapacitet prej 60 mijë personash, ku të dyja skuadrat synojnë ta nisin si duhet këtë turne, duke marrë parasysh edhe rivalët aspak komodë që i presin në vazhdim.

Ekipet e tjera të Grupit A janë Holanda dhe Senegali, dukshëm të dyja favorite për fazën tjetër, ndaj tri pikët e para do të kenë një ndikim të rëndësishëm si në vazhdimësinë e Katarit, ashtu edhe në atë të Ekuadorit. Ai që do të vendosë drejtësi në ndeshjen hapëse do të jetë italiani Daniele Orsato, një nga arbitrat më me eksperiencë të turneut.