Lista e Kombëtares, Reja: Ja përse mungojnë Mavraj dhe Sadiku

526
Sigal

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja bëri publike para pak minutash listën e futbollistëve të grumbulluara për dy sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

Tekniku italian ka dalë në këto momente në konferencën për shtyp, teksa është duke folur për këto dy përballje si dhe për listën e lojtarëve të grumbulluar, teksa bie në sy lënia jashtë e kapitenit Mavraj si dhe e bomberit Armando Sadiku.

Risi në këtë grumbullim janë mesfushori i Tuentes, Lindon Selhai si dhe sulmuesi Taulant Seferi…

Mungesa e kapitenit Mavraj

Unë kam folur me Mavrajn! Ka për të bërë një operacion në krah. Më ka kërkuar pushim.

Do ta rifitoj radhës tjetër. E di që do pyesni edhe për Sadikun. Ka kërkuar pushim për probleme familjare. Xhaka nuk është grumbulluar, kam folur i kemi sqaruar. Dua të njoh lojtarët e rinj si Selhai dhe Seferi.

Nuk më pëlqen të grumbulloj 27 lojtarë. Me lojtarët me vlera nuk dua të krijoj situata të pakëndshme duke i dërguar në tribunë. Dua t’iu jap minuta lojtarëve që të tregojnë vlerat e tyre, duke provuar sa më shumë.

Gjithashtu edhe Trashin, e kishim në grup, meriton konsideratë dhe minuta për të luajtur. Po luan rregullisht me klubin.

Katër portierët e grumbulluar

Duke qenë se Turqia ka grumbulluar katër portierë dhe unë grumbullova katër portierë. Ne kemi portierë shumë të mirë që po e tregojnë veten. Më mbetet detyra e vështirë e zgjedhjes se kush do të jetë titullari.

Nuk kemi një çështje Berisha në Kombëtares, mjafton që ata të vijnë në grumbullim, të japim më të mirën dhe mos krijojnë probleme.

Selmani po merr minuta në kampionatin turk, më duket e arsyeshme që ne ta kemi në konsideratë, sidomos këtë ndeshje ndaj Turqisë.

Sinjalet e marra nga lojtarët dhe forma që po kalojnë

Është shumë e rëndësishme që lojtarët të luajnë dhe të kenë minuta. Duhet marrë në konsideratë qëndrimi i tyre.

Dua të veçoj Dermakun, nuk po luan me Parmën, por ku grumbullohet me Kombëtaren, jep diçka më shumë. Kumbulla është vetëm 19-vjeç, shënoi gol dje dhe është një lojtar i rëndësishëm. Hysaj nuk po gjen më hapësira te Napoli.

Nuk preferoi të shkonte në tribunë me Napolin, por preferoi të stërvitej. Këto sjellje më bën të zgjedh lojtarët që janë më kreativ dhe më të dobishëm për ne.