Lionel Messi regjistron markën e tij për veshjet sportive në Bashkimin Europian

531
Futbollisti Lionel Messi, ylli i FC Barcelone, fitoi sot në gjykatë të drejtën për të regjistruar markën e tij për artikujt sportivë “Messi” në Bashkimin Europian duke hedhur poshtë një vendim të mëparshëm, njoftoi Gjykata e BE-së që ndodhet në Luksemburg.
Në vitin 2013, organizmi europian i ngarkuar me pronësinë intelektuale (EUIPO) vendosi në favor të operatorëve spanjollë të markës “Massi” duke bërë ditur se ekzistonte rreziku i konfuzionit.
“Një vendim që Gjykata e Bashkimit Europian e gjykoi të pabazë dhe e anuloi sot”, sipas komunikatës.
Sigal