Lila: Nëse kaloj dëmtimin luaj deri në 41-vjeç, nuk e mendova kurrë kalimin te Kukësi, i detyrohem Tiranës

518
Sigal

Andi Lila është rikthyer në kampionatin shqiptar, ndërsa është bërë pjesë e Tiranës. Me bardheblutë është aktivizuar edhe më parë përgjatë viteve 2008-2011, teksa fitoi edhe titullin kampion në sezonin 2008-2009.

Ndërkohë, Lila u përfol edhe për një kalim të mundshëm te Kukësi, por në studion e emisionit ‘Wake Up’, ashtu si edhe herë të tjera u shpreh se kalimin te verilindorët nuk e ka menduar. Ndërkohë, theksoj se nëse kalon dëmtimin do të luaj deri në moshën 41-vjeçare.

Lamtumira nga futbolli? Futbolli është dashuria ime, të them të drejtën nuk është se më pëlqen shumë ta shikoj, por ta luaj.

Unë nuk jam aq i madh sa për ta lënë, jam 33-vjeç. Kam një dëmtim, por nëse e kaloj këtë dëmtim do thyej rekord, do luaj deri 41-vjeç. Me pasionin dhe vullnetin që kam besoj se do e kaloj dëmtimin.

Tratativat me Kukësin? Shqipëria është e vogël dhe gjatë ditës takojmë shumë njerëz. Një ditë isha, qëllova mes miqsh ishte dhe presidenti Gjici.

Ai si president më bëri një ofertë por nuk e mendova kurrë të shkoj te Kukësi, sepse është fundi i karrierës dhe Tirana ishte ekipi që bëra hapin e madh në karrierë, shkova në Kombëtare.

Fillova atë kurbën lart dhe i detyrohesha Tiranës, tifozëve të Tiranës dhe familjes sime që janë të gjithë tifozë të Tiranës.

Nuk kishte mundësi tjetër, por edhe projekti i Tiranës këtë sezon më pëlqen sepse kanë afruar lojtarët më cilësorë të kampionatit. Shpresoj që edhe fati të jetë me ne, ekipi i ka të gjitha mundësitë për të dalë kampion.

Si mund të shkoja në skuadër tjetër, kur tre vitet me Tiranën ishin më të bukurit. Kontrata me Tiranën fillon kur të luaj në fushë, tani është marr zero lekë.