Lika ka një dedikim: Fitorja për tifozët e Luftëtarit

704
Për Hasan Likën, fitorja 2-1 e Luftëtarit, jo vetëm që e ka kënaqur atë si trajner, por ai ka një dedikim për tri pikët dje. “Të gjithë bashkë ia kemi arritur qëllimit të vijmë në këtë situatë, por unë kam një dedikim për “Shqiponjat bluzi” (tifozët), sepse sot (dje) ishin më të organizuar se më parë. Na kanë mbështetur edhe në momentet më të vështira, dhe ne kemi dhënë maksimumin në ndeshje dhe në stërvitje. Me këto rezultate, mund të quhemi deri diku të qetë”, ishte kjo deklarata e Likës pas fitores dje të Luftëtarit, ndërkohë që Pakult i Kukësit, ka pranuar se ekipi nuk i është përgjigjur në pjesën e dytë kërkesave të tij. Ai nuk ngurroi ta cilësonte lojën e Kukësit “të pakuptueshme”, ndërsa sipas tij, ekipi kishte dalë plotësisht nga detyrat dhe i dha krah kundërshtarit.
Sigal