Liga Spanjolle padit FIFA-n në Gjykatën e Lozanës

463
Liga profesioniste spanjolle e futbollit ka ngritur një padi kundër FIFA-s në lidhje me përcaktimin e muajve nëntor –dhjetor për zhvillimin e botërorit të Katarit. Ky institucion i cili është ndër më të rëndësishmit përsa i përket futbollit në Spanjë e ka depozituar këtë padi në zyrat e gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, ku kërkon ndryshimin e datave të caktuara nga organi vendimarrës i futbollit në botë.
Presidenti i Ligës Profesioniste spanjolle Javier Tebas e ka bërë të qartë se me këtë lëvizje kërkon të mbrojë interesat e klubeve dhe futbollistëve të cilët aktivzohen në Spanjë, pasi një kompeticion kaq i rëndësishëm në atë periudhë të vitit do të shkaktonte shumë probleme për të gjithë. Për më shumë që sipas Tebas ndërpreja e kampionatit spanjoll do të shkaktonte një humbje prej 65 milion eurosh, e cila do të vinte nga ndryshimet e të drejtave televizive.
Dhjetorin e shkuar si shoqata e Ligave Europiane të futbollit, po ashtu edhe ajo e klubeve europiane i propozuan organit drejtues të këtij sporti, që Botërori i vitit 2022 të zhvillohej nga data 5 Maj deri më 4 Qershor, një periudhjë e cila nuk do ti dëmtonte kampionatet në kontinentin e vjetër, por ky prorpozim nuk u mor në konsideratë nga FIFA.
Për këtë arsye ndërprerja tashmë e konfirmuar e kampionateve europiane në kohën kur ky kompeticion do të zhvillohet, e ka detyruar ligën profesioniste spanjolle ta dërgojë qeverinë e futbollit botëror në gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Një vendim që është mëbshtetur, për momentin vetëm moralisht edhe nga Seria A italiane, Bundesliga gjermane dhe Premier Liga angelze.
Kujtojmë që FIFA vendosi në Mars të këtij viti që kampionati botëror, i cili do të mbahet në Katar të luhet nga data 20 Nëntor deri më 18 Dhjetor, për shkak të temperaturave të larta gjatë periudhës së verës në vendin e gadishullit arabik.
Sigal