Liga e Kombeve, Panucci: Nuk ka rëndësi 3 apo 4 skuadra, ne do bëjmë futboll sulmues dhe shumë kurajoz

681
Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve ku thekson se nuk ka rëndësi grupi me 3 apo 4 skuadra, Shqipëria sipas italianit do të bëjë më të mirën për të kapur vendin e parë.
“E pranoj shortin, një grup i ekuilibruar, dy kundërshtarë të mirë, ne gjithashtu jemi një skuadër e mirë. Është një grup me tre skuadra, që detyron të gabosh më pak. Do të ishte më mirë të ishte një grup i plotë, por edhe me 4 skuadra ndeshjet janë të forta. Kemi skuadrën që mund të fitojmë grupin dhe do ta luajmë deri në vdekje. Për të siguruar kualifikimin duhet të fitosh ndeshjet, nuk ka rëndësi me sa kundërshtarë do luajmë, ne do bëjmë futboll sulmues dhe shumë kurajoz”, deklaroi Panucci.
Trajneri italian që drejton kuqezinjtë i vlerëson shumë kundërshtarët dhe beson se skuadra do të ketë përqendrimin maksimal për të arritur maksimunimin. “Një grup që ka pak hapësirë, duhet të nisim mirë. Është i vështirë dhe nuk duhet të gabosh. Besoj se dhe të tjerët do jenë njësoj të kujdesshëm dhe ne do të luajmë deri në fund. Kualifikimi në Euro 2020 është më i rëndësishmi për ne, për momentin jemi të fokusuar te Liga e Kombëve”, tha Panucci.
Sigal