Sigal

Ka përfunduar pa gola takimi i parë i vlefshëm për grupin A në kompeticionin më të ri të futbollit evropian, liga e kombeve. Gjermania dhe Franca kanë ndarë midis njëra tjetrës nga një pikë ne barazimin 0-0  në Alianz Arena, ku protagonistët e mbrëmjes ishin dy portierët Neuer dhe Areola.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa shumë emocione, beteja midis dy skuadrave elitare u zhvillua në pjesën e dytë të sfidës.

Në fillim ishte portieri gjerman Neuer ai që u bë protagonist duke ndaluar në dy raste sulmuesin e Francës, Griezmann. Më pas ishte rradha e portierit të Psg, areola i cili shpëtoi skuadrën e tij në të paktën 4 raste në fundin e lojës.

Në ndeshjen e ardhshme Franca do të përballet me Holandën në një sfidë të vlefshme po për ligën e kombeve, ndërsa përfaqësuesja gjermane do të luajë një miqësore kundër Perusë.