Liga e Evropës/ Moti i nxehtë “turbullon” bullgarët e Plodviv Botev

462
Sot, Partizani, Skënderbeu e Tirana, do të luajnë ndeshjet e tyre të para eliminatore në UEFA Evropa Ligë. Partizani luan në ora 17:00 në “Selman Stërmasi” kundër Botev Plodviv, Skënderbeu luan në ora 20:00 kundër Santa Hullia, ndërsa Tirana në Izrael ndaj Makabit të Tel-Aviv. Por, moti i nxehtë në Shqipëri, e pikërisht kur meteorologjia shqiptare ka parashikuar temperatura ekstreme mbi 40 gradë celsius, bullgarët që mbërritën në Tiranë e kanë quajtur të papërshtatshme ndeshjen në këtë orar. Trajneri i Botev Plodviv, Nikolai Kirov, dje ka folur për sfidën kundër Partizanit, ku ka veçuar të luajturit në këtë orar mjaft të papërshtatshëm. “Moti është njësoj për të dyja skuadrat, nuk janë kushte optimale për lojë. Kjo është situata, ne do mundohemi për maksimumin”.
Sigal