Letra emocionuese, ja si e motivon ekipin Erjon Bodgani

476
Trajneri i kombëtares shqiptare U-19 ka shkruajtur një letër emocionuese për lojtarët, pasi ishin kualifikuar në gjysmëfinalen e ‘Lazio Cup.’

“Cuna! Para 4 ditësh kur filluam grumbullimin njihesha vetëm me disa prej jush. Nuk ishim akoma skuadër por një grup i bashkuar rreth një objektivi të përbashkët, të cilin jua thashë që ditën e parë kur filloi grumbullimi. Ditë mbas dite, duke u njohur më shumë me njëri tjetrin, pashë që të gjithë kishit të njëjtin objektiv, pavarësisht se e shfaqnit në mënyra të ndryshme, vija re tek shikimet tuaja pasionin, impenjimin, energjinë dhe papritur, ajo që në fillim ishte thjesht një iluzion nuk ishte më e tillë, ajo që për të gjithë ne ishte një ëndërr po bëhej realitet.

Cuna, erdhi dita jonë! Futbolli dhuron shumë emocione dhe dje kur po ktheheshim me autobusin u emocionova shumë. Ju falerenderoj shumë për këtë. Ishte pikërisht ky moment ku kuptova që ai grup i bashkuar ishte kthyer një skuadër solide. Bashkë jemi të pathyeshëm! Ëndrra jonë vazhdon!,” – shkruajti ai.

Ata fituan ndaj ekipit sllover, Koper duke fituar me rezultatin 2-1. Duket se kjo është një mënyrë për ti frymëzuar pasi të shtunën me 27 maj, do të kenë ndeshjen e gjysmëfinales ndaj Sampdorias, e cila do të luhet në orën 11:00.




Sigal