Sigal

Leonardo Bonucci ka “pritur gjithmonë fishkëllima prej tifozëve” por “ato e kanë mërzitur dshe hidhëruar” kur është fishkëllyer gjatë ndeshjes me Italinë

Mbrojtësi i Juventusit, e la Milanon pas vetëm një sezoni për t’u rikthyer në Juventus, për të hidhëruar tifozët e vërtetë kuqezi, po ashtu edhe shumë tifozë të Juventusit.

Gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve me Portugalinë të shtunën në mbrëmje, mbrojtësi është fishkëlluar nga një turmë në San Siro, e kjo duket se e ka prekur atë pasi që e ka treguar në konferencë për shtyp.

“Gjithmonë pres fishkëllima, por kur ato bëhen kur jam në fanellë të Kombëtares, normal me hidhërojnë dhe mërzitin”, tha Bonucci në konferencë për shtyp bashkë me Roberto Mancinin.

“Në këtë rast ne jemi pjesë e së njëjtës skuadër, duhet të jeni shumë i mirë për ta ndarë këtë nga klubi, sepse janë dy gjera të kundërta”.

“Kurrë nuk i marrë këto gjëra në zemër, madje as atëherë kur familja me fyhet. Por, nuk më pëlqen të fishkëllehem në fanellën që prezanton 60 milionë italianë”.

“Por, dua ti falënderoi të gjitha ata të cilët janë pas meje dhe dua të shikojë përpara”.